TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT)

1. Kush krijoi asgjënë (apo ajo ekzistonte gjithëherë?) 
Sigurisht që një hapësirë aq e madhe siç është Universi duhet të ketë patur ndonjë paraardhës? Ose nuk pati aspak paraardhës? Sido që të jetë, hapësira e Universit nuk u gjet aty vetë, rastësisht.
Ne besimtarët besojmë që All-llahu e krijoi atë.

2. Kush krijoi materien (prej asgjësë?)
Po e supozojmë që hapësira që folëm në pikën e parë ka ekzistuar. Po prej saj si u krijua e gjithë ajo masë e materieve të ngurta që formojnë planetet, yjet dhe trupat tjerë qiellorë? Keni përgjigje për këtë?

3. Kush krijoi jetën e parë (a thua ajo u krijua nga materia e pajetë?)
A thua prej materies së pajetë do të mund të ngjallej jeta e parë? Cilat ishin qelizat e para që funksionuan? U bë veza ose pula e para?
Për ne besimtarët është shumë qartë. Kjo s’mund të ndodhte pa komandën e të Lartmadhëruarit Zot. Edhe diçka, përgjigja e "vezës ose pulës" gjendet në Kur'an:

35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift.
42:11. Ai (Zoti) është Krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë.

Pra, a nuk po mendoni???

Nebula "Shqiponjë" - ka madhësi prej 9.5 vite drite. (1 sekondë drite = 300.000 km)
Nebula "Shqiponjë" 
Ka madhësi prej 9.5 vite drite (89.875.019.800.000 km)
(1 sekondë drite = 300.000 km) 

Zoti është më i Madhi!
(All-llahu Ekber!)

PËRMBAJTJA

                                                                                                      




 


Facebook 'Like' Button
 
E Salejkum Alejkum
 
 
sot ka visituar 31 visitors (46 hits) ne ket sit
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free