Kendi i librit:

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

"Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 
Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
Lexo! Se Zoti yt është më bujari! 
Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte."
(Kur'an: Sure 'Alek 1-5)

 

 

Libra qe BURIMI ju rekomandon per te lexuar                                                                                                    
SHQIP

  • "Varkat e Shpetimit ne Jeten e Thirresve" e autorit Fet'hi Jeken. Shtepia botuese Furkan/ISM, Shkup.
    Libri tregon cilat jane cilesite me te cilat duhet te vishet cdo thirres musliman, duke marre shembull Pejgamberin tone te dashur, te derguarin e fundit te All-llahut, Muhammedin a.s., shoket dhe pasuesit e tij te mire. Ajo qe e ben librin me te vlefshem dhe me te besueshem, eshte paisja e tij me ajete, hadithe dhe histori te ndryshme nga vete jeta e Pejgamberit tone, Sahabeve, tabiineve dhe thirresve te mevonshem. 
     

  • "Gruaja ne Karvanin e Thirrjes" e dijetarit Mustafa Tahhan. Shtepia botuese Furkan/ISM, Shkup. 
    Tregon gjendjen e gruas perpara Islamit ne kohen e xhahilijetit, dhe gjithashtu ne fete dhe shoqerite e atehershme, dhe vleren qe ia dha asaj All-llahu i madherishem me ardhjen e Islamit. Tregon gjithashtu barazine e gruas me burrin sipas islamit, dhe ne rrugen e thirrjes. Ne fillim flitet edhe per mendimin e disa muslimaneve "fanatike", te cilen e shohin gruan vetem si dicka "te cmuar", e cila duhet te rrije vetem ne shtepi dhe te kujdeset per familjen e saj. Pastaj tregohen detyrat e gruas muslimane si thirrese ne rrugen e All-llahut. Edhe ky liber eshte i pajisur me ajete, hadithe dhe mendime te dijetareve te shumte, si te atyre muslimane, ashtu edhe te mendimtareve perendimore. Librin e ben me te cmuar edhe vleresimi i dy dijetareve muslimane, Muhammed Abdull-llah El-Hatibi, nga Kajro, dhe Dr. Halid Abdull-llah El-Medhkur nga Kuvajti.
     

  • "Dialog me Mikun Ateist", Dr. Mustafa Mahmud, Shtepia Botuese Logos-A, Shkup 1996

  • "Prej Dyshimit deri ne Besim"- Dr. Mustafa Mahmud, Shteia Botuese Logos-A, Shkup, 1994

  • "Perhapja e Islamit"- Sami Frasheri, Shtepia Botuese Logos-A, Shkup 1994

  • "Islami gjate Shekujve te fundit ne Andaluzi dhe ne Perandorine Osmane" - Taha Mudever, Logos-A, 1995

  • "Ilustrimi Artistik ne Kur'an" - Sejid Kutub, Logos-A, 1996

  • "Gruaja ne Islam", Prof. Dr. Beqir Topallogllu, Marmara Universitesi
    Ne Islam njeriu eshte qenia me e vlere e gjithesise. Allahu i Madheruar per te ndertuar dhe rregulluar faqen e Tokes, gruan dhe burrin i ka krijuar si dy qenie te gjalla qe e duan, qe jane nevojtare fiziologjikisht dhe psikologjikisht dhe, me ne fund, qe e plotesojne njeri-tjetrin. Libri ka per qellim te pershkruaje konceptin Islam mbi gruan. Po ashtu libri ka per qellim te tregoje vleren e gruas ne Islam si nje krijese dashurie e Allahut, dhe ceshtje te ndryshme qe lidhen me gruan si individ ne familje e shoqeri.

Librat qe vijojne jane rekomanduar nga lexues te faqes sone:

  • "Bisede me Xhinin Musliman", i autorit Muhammed Isa Dawud. Perkthyer ne shqip nga Hasan Bunjaku.

  • "MOS U TRISHTO" - Psikologji islame.    Besoj se eshte liber qe duhet ta lexoje cdokush. Aty jepen zgjidhje te shumta problemeve te jetes moderne, eshte i lehte dhe i kuptueshem per te gjitha shtresat...autori ofron zgjidhjet e problemeve psikike qe i kaplojne njerezit sot kudo ne bote, duke iu referuar sahere burimeve islame: Kuranit dhe Sunnetit..
    (sa per informim libri ne fjale eshte perkthyer nga arabishtja, ka 462 faqe, me kopertine te trashe, ka dale nga botimi ne janar 2005. LIBRI ME I SHITUR NE BOTEN ISLAME VITET 2000- 2005.

ANGLISHT

Ne qofte se ju keni lexuar nje liber qe ju ka lene shume mbresa

dhe keni deshire t'jua rekomandoni te tjereve,

na shkruaj tek Moter_Muslimane@burimi.net

Disa shtepi botuese


Botime periodike per Islamin

 

Facebook 'Like' Button
 
E Salejkum Alejkum
 
 
sot ka visituar 7 visitors (15 hits) ne ket sit
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free