Biografit e figurave ne Islam:

 

Biografit e figurave ne Islam

Alija Izetbegoviq u lind me 8 gusht 1925 në Bosanski Shamac. Në Sarajevë u shkollua dhe jeton që nga viti 1928. Studimet i filloi në agronomi ndërsa më 1954 kaloi në fakultetin juridik. Diplomoi më 1956 ndërsa me 1962 dha provimin e avokaturës. Ai ishte për një kohë të gjatë kundërshtar i flakët i komunizmit dhe për aktivitetet e tij pan-islamike dy herë u burgos nga regjimi totaliatar i Jugosllavisë. Herën e parë më 1946 si anëtar i organizatës "Muslimanët e Rinj", me tre vjet burgim dhe më pas në proçesin e njohur të montuar gjyqësor më 1983 u dënua me 14 vjet burgim, që më vonë u shkurtua në 12 e në fund në 9 vjet. Asokohe u dënua si autor i Deklaratës Islame të shkruar më 1970. Nga burgu doli më 1988 mbas pesë vjetë e tetë muaj. 

Kah fundi i vitit 1989 ngriti iniciativën për themelimin e një partie muslimane në Jugosllavi (Partia e Aksionit Demokratik) ndërsa në kuvëndin themelues të kësaj partie të mbajtur në Sarajevë më 1990 u zgjodh kryetar i saj. Po në atë vit në zgjedhjet shumëpartiake kjo parti fitoi mbi komunistët . Ai u bë president i Bosnjës. Gjatë holokaustit që përjetuan muslimanët gjat viteve '90-'95 Izetbegovici qëndroi në mesin e tyre pa lëshuar zyrën dhe apartamentin e tij. 

Pas presinoeve ndërkombëtare dhe vuajtjeve të mëdha që populli i tij po i përjetonte, në nëntorë të vitit 1995, u detyrua të nënshkruaj marrëveshjen e Dejtonit për paqe që de fakto ndau Bosnjën. Në shtatorë 1996 ai u rizgjodh president i presidencës treanëtarëshe të Bosnjes. 

Më 1999, ai shpalli vendimin e tij për dorëheqje nga posti i presidentit të Bosnjës. Shëndeti në njërën anë, mosha e shtyrë dhe më e rëndësishmja ashtu si ai u shpreh përcaktimi i komunitetit ndërkombëtarë të dobësoj esencën islame të Bosnjës: "Komuniteti ndërkombëtarë po i shtynë gjërat përpara në Bosnjë...por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit musliman. Unë e ndiej këtë si një padrejtësi","Këto janë gjëra që unë nuk mund të jetoj me to". 

Alija Izetbegoviq është gjithashtu edhe mendimtarë dhe shkrimtarë i rrespektuar. Ai është i mirënjohur për librin e tij " Islami ndërmjet lindjes e perëndimit" që i cilësuar si më i miri i viteve të 80-të, në vitin 1997 u laborua me çmimin Faisal, çmim ky që i dedikohet autorëve islam më të suksesshëm të vitit. Kjo hyrje në gjendjen njerëzore analizon mohimin e perëndimit islamin dhe kontributin e dhënë nga muslimanët në komparacion të civilizimeve islame dhe sekulare. Ai tregon se ku të dy takohen dhe ndahen, duke investiguar krahas artit, moralin, dhe ligjin. Libri origjinal u publikua më 1984 kur Izetbegovici ishte ende në burg. Libri Evropian më i shitur, u vlerësua nga autori britanik Asad Yawar si" libri më i shkëlqyer që u publikua në Evropë në 1980-tat " 

Përveç librit të lartëpërmëndur është autor edhe i librave " Deklarata Islame", "Mëndimet në Burgë" si dhe përmbjedhjen e artikujve "Problemet e Rilindjes Islame". Alija Izetbegovic shumë i respektuar nga bota perëndimore për krenarinë dhe mosfshehjen e identitetit të tij islam dhe nga bota muslimane si ideolog dhe shkrimtar i madh do të mbetet si një personalitet i madh dhe me ndikim në botën e parë si politikan i aftë e në te dytën ndoshta personaliteti islam më i shquar i ketij fundmileniumi. 

Pak ka dhe do te ketë njerëz si Izetbegoviqi me një dualitet kaq te thellë dhe të shprehur si në shkrimet e tija poashtu edhe në jetën e tij politike e private, si një musliman i devotshëm po edhe si një politikan i spikatur që e njef mirë kulturën dhe diplomacinë perëndimore. Muslimanët po edhe të tjerët duhet të vetëdijësohen që sa më shpejt dhe në mënyrë të merituar t'i vlerësojnë personalitetet e mëdha ashtu si u takon, e ndër ta një kaq të padiskutueshëm siç është padyshim edhe Alija Izetbegoviq.
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
fisniku-student nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar
Vjetër 22-05-2008, 04:48   #42
Erga omnes
 
Maska e fisniku-student
 
Anëtarësuar: 11-10-2006
Vendndodhja: Nën hijen e Diellit
Postime: 4,374
fisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëm
 
FATIMJA (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) 


(Ligjëratë e mbajtur nga Amër Halid)


Bijtë e Pejgamberit s.a.v.s. të gjithë ishin shtatë. Prej tyre, djem ishin Kasimi, Abdullahu, Tahiri (Tajjibi), ndërsa vajza ishin Zejnebja, Rukija, ummu Kulthumi dhe Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur nga të gjithë!).

Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte e bija e Pejgamberit alejhi selam dhe e Hatixhes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). Ajo ishte bashkëshortja e Aliut (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe nëna e Hasanit dhe Husejnit (All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre!). Ajo u lind 5 vite para pejgamberllëkut të Muhammedit alejhi selam, gjegjësisht kur ai ishte 35 vjeç. Në të njëjtin vit ishte bërë edhe ndërtimi i Qabes. Ajo u bë muslimane që në moshën 5 vjeçare, faktikisht kur Pejgamberit alejhi selam i filloi Shpallja. Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte besimtarja më e re në Islam!

Fjala "Fatime" rrjedh nga fjala arabe "fitam" që do të thotë se personi është i ruajtuar nga e keqja dhe nga karakteri i keq. Ndër të tjerash, ajo kishte disa nofka që i mori nga as-habët (All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe më vonë edhe prej dijetarëve. Është për t'u veçuar nofka "Zahra". Kjo ngase ajo kishte dashuri dhe dhembshuri të madhe ndaj Pejgamberit alejhi selam. Për më tepër, ajo i ngjante shumë Pejgamberit alejhi selam. Kishte lëkurë të bardhë me faqe të kuqe.

Nofka tjetër ishte "Batuul". Kjo fjalë ka lidhshmëri me nofkën e Merjemes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). Është kështu pasi adhurimi i Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte i ngjajshëm me adhurimin e Merjemes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). Përveç kësaj, ajo kishte modesti mu si Merjemja. Vlen të ceket që këtu hadithi i Pejgamberit alejhi selam në të cilin ai ka potencuar se: "Fatimja është zonja e grave të Xhennetit pas Merjemes".

Them që Fatimen (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) duhet ta duam, pasi edhe Pejgamberi alejhi selam kishte dashuri të madhe ndaj saj. Ai (alejhi selam) në një rast pat thënë: "Fatimja është nga unë! Ai që e mërzit atë, më ka mërzitur mua". Njëashtu Resulullahu alejhi selam ka thënë: "Kush më do mua, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin; në Ditën e Gjykimit vjen dhe na bashkangjitet neve për të ngrënë e për të pirë, përderisa të tjerët e japin llogarinë" (Transmeton Taberani). Pejgamberi alejhi selam ka thënë edhe një hadith tjetër për ta shprehur dashurinë ndaj bijes së tij. Në atë hadith ai, në fakt, i përshkruan njerëzit në Ditën e Gjykimit duke thënë se ata kërkojnë dikë për të ndërmjetësuar tek All-llahu i Lartësuar. Pejgamberi alejhi selam, konkretisht thoshte: "Në atë Ditë, të gjithë pejgamberët do të thonë: "Vetvetja, vetvetja" përveç meje! Unë do të them "O Zoti, ummeti im, ummeti im! O Zot unë nuk Të kërkoj për vete e as për bijën time - Fatimen".

Secilën herë kur Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) hynte në dhomën e Pejgamberit alejhi selam, ai do të ngritej dhe do ta puthte në ballë! Madje edhe kur i Dashuri i All-llahut alejhi selam ishte i sëmurë, në fakt kur iu pat afruar vdekja, i kërkonte falje se nuk mundeshte të ngritej për ta puthur në ballë! Subhanallah! Në aso momente ndonjë prindi tjetër madje as nuk i shkon ndërmend t'i përshëndesë fëmijët e vet, e lëre më t'i puthë apo t'u kërkojë ndjesë se nuk ka mundësi ta bëjë atë gjë. A po vëreni se çfarë dhembshurie, çfarë butësie dhe çfarë ëmbëlsie ka pasur Pejgamberi alejhi selam?

Nëse Pejgamberi alejhi selam do të shkonte në ndonjë udhëtim dhe kur kthehej në Medine, punën e parë që e bënte ishte falja e dy rekateve në xhami dhe pastaj patjetër do t'ia bënte një vizitë Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). E nëse e lëshonte Medinen, puna e fundit që e bënte ishte shkuarja tek ajo për vizitë. Nga kjo, me të vërtetë, mund të konkludohet se ajo ka qenë shumë e rëndësishme tek Pejgamberi alejhi selam.
Në mes gjithë kësaj dashurie, Pejgamberi alejhi selam nuk ishte i njëanshëm në sjelljen ndaj saj. Ai në një rast [kur patën shkuar tek ai për të ndërmjetësuar për një njeri, i cili kishte vjedhur diçka (sh.p.)] pat thënë: "Pasha All-llahun! Në qoftë se edhe Fatimja - bija e Muhammedit të kishte vjedhur diçka, vetë Muhammedi do t'ia kishte prerë dorën!". Shumë prindër i duan fëmijët e tyre, kështuqë i ndalin shtypjet për shkak të saj (dashurisë) dhe në këtë mënyrë, me vetëiniciativë i shkatërrojnë fëmijët e tyre. E Pejgamberi alejhi selam dinte "t'i mbajë me një thes edhe dashurinë, edhe drejtësinë"!

Një prej arsyeve pse Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) është zonja e grave të Xhennetit pas Merjemes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) është se ajo është fryt i Pejgamberit alejhi selam, njëherit, pra, edhe i ngjasonte atij shumë. Ajshja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) një herë ka thënë: "Me të vërtetë asnjëherë nuk kam parë dikënd t'i ngjasojë më shumë Pejgamberit alejhi selam në marrëdhënie me njerëzit sesa Fatimja!". Ajo gjithashtu thoshte: "Asnjëherë nuk kam parë njeri më të çiltër dhe më modest se Fatimja, në përjashtim të Pejgamberit alejhi selam!".

Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte mjaft e pjekur. Kur kishte 18 vjeç, Pejgamberi alejhi selam ishte i martuar me 9 gra. Ajo asnjëherë nuk e përgojoi asnjërën prej tyre e as që tha ndonjë të pahijshme për ta ose kundrejt tyre.

Durimi ishte pjesë e pandarë e Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). Gjatë jetës së saj kishte kaluar nëpër shumë sprova. Nëna i kishte vdekur kur kishte vetëm 10 vjet. E shihte shpeshherë babain e vet duke qenë i goditur dhe i lënduar. I vdiqën tri motra e më pastaj edhe të gjithë vëllezërit. Bashkëshorti i saj - Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte i varfër dhe kishte raste që as bukë nuk kishin për të ngrënë! Ne kur dëgjojmë për vdekjen e Pejgamberit alejhi selam na rrënqethet trupi, po vallë si ishte gjendja emocionale e Fatimes në ato momente?

Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) ishte njëra ndër ata që e përcollën Pejgamberin alejhi selam prej fillimit të Shpalljes e derisa ndërroi jetë. Përveç saj, i tillë ishte edhe ebu Bekri (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!). Këta, pra, ishin dëshmitarë të gjëllimit të të gjitha ngjarjeve që ndodhnin (rreth Islamit dhe Pejgamberit alejhi selam) dhe gjithashtu ishin pjesëtarë të vuajtjeve që prej fillimit e deri në fund. E, si pasojë, ata kanë arritur deri në atë gradë sa kanë qenë.

Vlen të ceket edhe jeta e saj në Mekë përderisa ishte ende e mitur. Qëkur kishte 5 vjet, po edhe më vonë, ajo kishte shprehi ta shikonte të atin duke hyrë në shpella. Hatixhja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) i dërgonte Resulullahut a.s. ushqim e nganjëherë Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) donte t'i "ndihmojë" nënës së vet, pra, ajo ia dërgonte ushqimin Pejgamberit alejhi selam. Kur Xhibrili a.s. iu kishte shfaqur Pejgamberit alejhi selam në shpellën Hira, atë e patën kapur ethet dhe pat ardhur në shtëpi me vrap dhe Hatixhes i tha: "Më mbulo, më mbulo!". Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) në një farë mënyrë e kishte kuptuar se All-llahu e kishte zgjedhur babain e saj si të dërguar për këtë popull. Më pas, kur Pejgamberit alejhi selam i kishte ardhur urdhëri për të thirrur në fe, ai e kishte mbledhur familjen e tij dhe u kishte thënë: "O benu Hashim, shpëtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O benu AbdulMutalib, shpëtojeni vetveten tuaj nga Zjarri! O Abbas - o mixha i të dërguarit të All-llahut, shpëtoje veten tënde nga Zjarri! Oj Safije - oj halla e të dërguarit të All-llahut, shpëtoje veten tënde nga Zjarri! Oj Fatime - oj bija e të dërguarit të All-llahut, shpëtoje veten tënde nga Zjarri!". Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) aso kohe ishte vetëm 5 vjeçare, megjithatë që atëherë kishte shprehur dëshirë për të qenë muslimane dhe për t'i ndihmuar të atit, e jo vetëm thjesht për të qenë e bija e tij! Ajo e kishte zakon që ta shoqërojë Pejgamberin alejhi selam çdokund që ai shkonte dhe eventualisht ta ndihmojë nëse ai kishte ndonjë nevojë, apo madje edhe ta mbrojë nga ndonjë lëndim që i dërguari i All-llahut mund ta pësonte. Për këtë shkak, pra, shpeshherë kur e lexojmë jetëpërshkrimin e Pejgamberit alejhi selam e gjejmë emrin e Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) si mbrojtëse dhe si shoqëruese në raste kur kishte rrezik. Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) Nuk e kishte zakon që të lozë me vajzat tjera, por e kishte obliguar veten që të qëndrojë pranë të atit të vet dhe të shikojë mos ai kishte nevojë për të apo për diçka tjetër. Ndërkaq, ne sot jemi dëshmitarë se shumë bija e motra tona synim primar e kanë që të bëhen sa më tërheqëse për djemt tjerë, synojnë për të pasur grimin më të mirë, e përveç kësaj, u prishet qejfi shumë nëse nuk e blejnë llojin më të ri të pantallonave etj. Ne, pra, të gjithë duhet të ndjejmë se kemi përgjegjësi për këtë fe! Kjo fe nuk është shpallur vetëm për Pejgamberin alejhi selam, as vetëm për as-habët e tij e as veç për Fatimen (All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë ta!)!

Kishte shumë raste kur e shihte të atin duke e lëndur kafirat. Një prej tyre ishte Ukbe ibën ebi Muajti, i cili erdhi përderisa Pejgamberi alejsi selam ishte në sexhde duke u falë, e ai ia hodhi zorrët e një kafshe të ngordhur në shpinën e tij të ndershme. Pejgamberi alejhi selam qëndroi në këtë gjendje përderisa erdhi Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe ia hoqi atë fëlliqësirë prej trupit të tij përderisa sytë i kishte të mbushur me lotë. Kur Pejgamberi alejhi selam e pa se po qante i tha: "Mos qaj oj bija se me të vërtetë All-llahu do ta bëjë fitimtar babain tënd!". Fatmija (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) qe dëshmitare kur të dy prindërit i kishte të izoluar dhe në atë kohë ushqim tjetër nuk kishin përveç gjetheve. Pasi përfundoi ky bojkot që e kishin organizuar kafirat, gjegjësisht 2-3 muaj më vonë, vdiq Hatixhja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). Është për t'u habitur se Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) atëbotë kishte thënë: "Pasha All-llahun unë vetëm do të them: Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! O All-llah, më shpërble ngaqë e humba të ëmën! O All-llah, nuk e di se a duhet të jem e mërzitur për vdekjen e nënës sime apo të jem e gëzuar duke pasur parasysh se asaj i janë dhënë lajme të kënaqshme për në Xhennet!". Në fakt, pak çaste para vdekjes së Hatixhes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) erdhi Xhibrili a.s. dhe tha: "O Muhammed, përgëzoje Hatixhen me një vend në Xhennet dhe tregoji se All-llahu i Lartësuar po i dërgon asaj Selam!".

Pas vdekjes së Hatixhes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!), vdiq edhe xhaxhai i Pejgamberit alejhi selam, kështuqë kafirat e shfrytëzuan rastin që ta persekutojnë Pejgamberin alejhi selam edhe më shumë. Një ditë iu kishin mbledhur 10 veta përreth dhe filluan ta godasin atë, derisa erdhi Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe tha: "All-llahu ju shkatërroftë! A po e persekutoni babain tim për shkak se vdiq nëna ime dhe xhaxhai i tij? Pasha All-llahun do t'ju gjuaj me këta gurë" dhe i gjuajti. Pejgamberi alejhi selam më pas i tha: "Qetësohu oj bija ime, ngase me të vërtetë All-llahu do ta bëjë fitimtar babain tënd!".

Kurdoherë që ndonjëra nga gratë e Pejgamberit alejhi selam kishte nevojë për ndonjë gjë, i thonin Fatimes: "Tregoji Pejgamberit se na duhet kjo gjë!".

Pejgamberi alejhi selam migroi në Medine para saj, sepse po ta lejonte atë të shkojë para tij, kurejshët do ta hetonin se ata po migrojnë dhe do të shkaktohej pakënaqësi për muslimanët në përgjithësi, e veçanërisht për Pejgamberin alejhi selam dhe bijen e tij. Kështuqë ajo migroi në Medine pas pejgamberit alejhi selam. Kur u stabilizuan punët, njerëzit filluan të vijnë te i dërguari i All-llahut për ta kërkuar dorën e Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). Të gjithë donin të miqasoheshin familjarisht me Pejgamberin alejhi selam. Prej tyre ishin: ebu Bekri, pastaj Omer ibën el-Hatabi, pastaj Abdurrahman ibën Awfi (All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë këta!), mirëpo Pejgamberi alejhi selam u jepte përgjigje negative në mënyrë të sjellshme. Më tej, ensarët filluan ta nxisin Aliun (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) për ta kërkuar dorën e Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!). Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) thoshte se nuk kam shumë të holla (kapital) për ta kërkuar atë, mirëpo ata, sikur ta kishin ditur se Pejgamberi alejhi selam do ta pranonte Aliun, i thoshin: "...por Pejgamberi alejhi selam të admiron ty!". Më pas, Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe qëndroi para tij duke mos thënë asgjë. Pejgamberi alejhi selam i tha: "Mos vallë ke ardhur për ta kërkuar dorën e Fatimes?", e ky ia ktheu: "Po, pikërisht për atë". Pejgamberi alejhi selam i tha: "A ke diçka për t'u martuar me të?", ndërsa ky ia ktheu: "Jo o i dërguari i All-llahut". Më pas, Pejgamberi alejhi selam i tha: "A nuk ke asnjë dirhem prej asaj sasie që ta pata dhënë dikur?", ndërsa Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) ia ktheu: "Po, por nuk janë më shumë se 250 dirhem". Më në fund Pejgamberi alejhi selam i tha: "Do të të lejoj të martohesh me të o Ali!". Më pastaj, Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) shkoi dhe ia solli atë shumë të hollash Pejgamberit alejhi selam, ndërsa ky i fundit e thirri Bilallin (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe i tha: "O Bilall, shko blej ca parfum për Fatimen me këtë pjesë të këtyre të hollave!". Pjesën tjetër të të hollave ia dha ummu Selemes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) dhe i tha: "Blej disa rrobe për Fatimen me këto të holla dhe gjëra të tjera të nevojshme të nusërisë!". A po e vëreni, pra, si interesohej Pejgamberi alejhi selam për bijën e tij? Sidoqoftë, Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) erdhi pas një dite ose dy tek Pejgamber alejhi selam dhe i tha: "O i dërguari i All-llahut, unë e pagova mehrin për Fatimen, e kur do ta marr atë?" dhe pas kësaj që tha, në një farë mënyre u turpërua... Pejgamberi alejhi selam iu përgjigj: "Sot o Ali, nëse do sot martohu me të!", ndërsa Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: "Po o i dërguari i All-llahut, qysh sot do të martohem!". Kështuqë, i ftuan njerëzit dhe therrën një kafshë. I dërguari i All-llahut në këtë rast u shpreh: "Nëse dikush që e kërkon dikë për grua (apo për burrë) dhe ajo (ai) është i kënaqur prej fesë dhe karakterit të tij (saj), atëherë le të martohet me të, përndryshe, do të përhapet fitneja në tokë!". Njëmend, kjo që po ndodh në vendet tona është realizim i vërejtjes së Pejgamberi alejhi selam, të cilën e tha shekuj më parë. Sidoqoftë, Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) e rregulloi pajën e saj të nusërisë dhe u ngjit në deve të cilën e drejtonte Othmani (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) dhe përreth ishin as-habët të cilët kishin shpata në dorë dhe i kishin ngritur lart në shenjë kremtimi. Mandej, Aliu dhe Fatmija (All-llahu qoftë i kënaqur nga të dytë!) hynën në shtëpnë e tyre të thjeshtë e cila ishte larg qendrës së Medines, ngase aq kishte pasur mundësi Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!). Mirëpo, pak para se të hynin, Pejgamberi alejhi selam i tha Aliut: "Mos iu afro para se të hyj unë!". "Sidoqoftë" - thoshte Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prejk tij!) - "unë u ula në një anë të dhomës dhe ajo u ul në anën tjetër. Më pastaj, erdhi Pejgamberi alejhi selam, e vendosi dorën time mbi dorën e Fatimes dhe filloi të bëjë një dua në të cilën thoshte: "O All-llah, Fatimja është pjesë imja! O All-llah, Fatmija është e dashur për zemrën time! O All-llah, Aliu është vëllai im dhe ai është shumë i dashur për mua! O All-llah, jepu këtyre nga begatitë Tua dhe bashkoji me të mirë! Më pastaj, më tha mua: "O Ali, vendose dorën tënde në ballin e Fatimes dhe thuaj: O All-llah, unë të thërras për të mirën e saj dhe për të mirën që është krijuar për ne dhe kërkoj që të më mbrosh prej së keqes së saj dhe prej së keqes që është krijuar për ne! Më pastaj, m'u drejtua mua dhe më tha: "O Ali, All-llahu ju dhashtë nga begatitë e Tij!" dhe u ngrit për të dalë, por para se të dalë u kthye kah ne dhe na tha: "Do të kishte qenë e udhës që ju të dy t'i kishit falë 2 rekate namaz!" dhe e mbylli derën. Kështu qe fillimi i martesës së tyre.

Çështje problematike ishte se shtëpia e Fatimes dhe Aliut (All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre!) ishte larg prej shtëpisë së Pejgamberit alejhi selam. Pejgamberi alejhi selam shumicën e shtëpive i kishte dhuratë nga Harith ibën Nu'mani (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!), përkatësisht, thuajse secilën herë që Pejgamberi alejhi selam martohej me ndonjë prej grave të tij, Harith ibën Nu'mani (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) ia jepte një pjesë tokë si dhuratë. Ndërkaq, në martesën e Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) Pejgamberit alejhi selam i erdhi shumë turp që t'i kërkonte edhe pak tokë, kështuqë u vendos që ajo të jetojë larg prej qendrës së Medines. Kur Harith ibën Nu'mani (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) dëgjoi këtë (se Fatimja po jetonte larg Pejgamberit alejhi selam), tha: "O i dërguari i All-llahut, a nuk po të mungon Fatimja?", Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: "Po, por shumë u turpërova që të kërkoj edhe një pjesë tokë tjetër nga ti, ngase na ke dhënë shumë". Me të dëgjuar këtë Harithi, tha: "Pasha All-llahun, toka që ta kam dhënë është më e dashur për mua sesa toka që e kam tani, kështuqë merre edhe këtë pjesë tokë për Fatimen!". Pejgamberi alejhi selam i tha: "All-llahu ta ka dhënë një pallat në Xhennet në këmbim të kësaj!".

Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte i varfër dhe ata që të dy ishin të lodhur nga punët e tyre shtëpiake. Një ditë të dy filluan t'i diskutojnë ankesat e tyre dhe më në fund Aliu i tha Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur nga të dytë!) të shkojë e të kërkojë ndonjë rob ngase kishin kuptuar se Pejgamberi alejhi selam kishte disa robër. Kështuqë, Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) shkoi te Pejgamberi alejhi selam dhe i kërkoi një rob, kurse Pejgamberi alejhi selam i dha përgjigje negative duke i thënë se ata robër ishin të destinuar për ata muslimanë që ishin më të varfër se ata, kështuqë Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) u kthye në shtëpi dorëthatë. Pak më vonë, vërejtën se Pejgamberi alejhi selam ishte drejtuar për tek shtëpia e tyre. Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) u zgjua për t'ia hapur derën Pejgamberit alejhi selam përderisa Fatimja ishte e shtrirë në krevatin e saj ngase kishte sëmundje nga punët. Me të hyrë Pejgamberi alejhi selam, ajo tentoi të ngrihej, mirëpo Pejgamberi alejhi selam i tha: "Rri ashtu si je!". Ai erdhi dhe u ul mes tyre dhe u tha: "A t'ju udhëzoj për diçka që do të jetë më e dobishme për ju sesa që t'ju kisha dhënë një rob?; para se të shkoni për të fjetur, thoni 33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë All-llahu Ekber dhe kjo do t'ju mjaftojë!". Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) thoshte: "Pasha All-llahun, pasi i thonim ato, u forcuam dhe nuk kishim më nevojë për robër!".

Njëherë kur Pejgamberi alejhi selam e pa fytyrën e Fatimes (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) të zverdhur prej urisë, tha: "O All-llah! O Largues i urisë, mos e lë Fatimes të uritur!". Njëherë tjetër kur Pjgamberi alejhi selam kishte shkuar për vizitë, e kishte gjetur Fatimen (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) vetëm dhe e kishte pyetur për Aliun (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) e ajo i kishte thënë se ai ishte përlarë me të dhe kishte dalë nga shtëpia. Më pas, e kishte gjetur atë në xhami duke fjetur dhe ishte mbuluar me pluhur. Në atë rast Pejgamberi alejhi selam e kishte zgjuar dhe e pastronte nga pluhuri duke i thënë: "Zgjohu o baba i pluhurit!" dhe nuk kishte pyetur për shkakun e zënkës, por i kishte thënë: "O Ali, eja të shkojmë bashkë në shtëpinë tënde!". Megjithatë, edhe krahas zënkave të tyre (të cilat nuk ishin të shumta), e përkundër varfërisë së madhe, Pejgamberi alejhi selam ka thënë se ka pasur raste kur shkonte për vizitë tek ta dhe e qeshura e tyre dëgjohej prej jashtë!

Në një kohë flitej që Xhuvejrije bint ebu Xhehl të martohet me Aliun (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!). Me të kuptuar Pejgamberi alejhi selam, ishte ngjitur në minber dhe kishte thënë: "Nuk e bëj të lejuarën të ndaluar, e as të ndaluarën të lejuar, porse nuk është mirë që e bija e armikut të All-llahut të jetë me një shtëpi me bijen e të dërguarit të All-llahut!". Më pas, Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) i kishte thënë Fatimes: "Oj Fatime, ndoshta je lënduar nga kjo. A mund të ma falësh?", ndërsa ajo ia ktheu: "Po o Ali, ta kam falë!" dhe problemi ishte zgjidhur.

Kur kishte lindur fëmija i parë - Hasani (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!), Pejgamberi alejhi selam i kishte pyetur për emrin, ndërsa ata i thanë se e kanë emëruar Harb (luftë), e Pejgamberi alejhi selam i kishte thënë: "A do të kishte qenë më mirë ta emëronit Hasan?" dhe ashtu e emëruan. Pastaj edhe me Husejnin kishin dashur ta emërojnë Harb, mirëpo Pejgamberi alejhi selam i kishte thënë ta emërojnë Husejn dhe ashtu kishte mbetur.
Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) kishte pasur jetë të vështirë, e veçanërisht periudha e fundit e jetës së saj kishte qenë edhe më e vështirë. Ajo kishte hyrë në shtëpinë e Pejgamberit alejhi selam para se ai të ndërronte jetë dhe ishte ulur pranë tij, kurse Pejgamberi alejhi selam nuk kishte pasur mundësi të ngrihej e ta puthë, siç e kishte zakon. Me t'u ulur, Pejgamberi alejhi selam ia tha: "Afroje veshin tënd më afër oj Fatime!" dhe i pëshpëriti diçka në vesh, kurse ajo filloi të qajë. Më pas, Pejgamberi alejhi selam i tha përsëri ta afrojë veshin dhe i pëshpëriti edhe diçka, por tash Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) filloi të qeshë. Pas vdekjes së Pejgamberit alejhi selam, Ajshja e kishte pyetur Fatimen (All-llahu qoftë i kënaqur nga të dyjat) për fjalët që Pejgamberi alejhi selam ia kishte thënë e ajo iu përgjigj: "Herën e parë më tha: "Oj Fatime, unë do të vdes sonte!", kështuqë unë fillova të qaj, e ai kur më pa në atë gjendje, më tha: "A nuk je e kënaqur se ti do të jesh e para prej familjes sime që do të më bashkangjitesh dhe se ti do të jesh zonja e grave të Xhennetit?" dhe pastaj unë qesha". Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) në momentet e fundit të jetës së Muhammedit alejhi selam ishte e shqetësuar për dhimbjet e babait të vet, ndërsa Pejgamberi alejhi selam i thoshte: "Nuk do të ketë më dhimbje për babain tënd pas kësaj dite!". Kur vdiq Pejgamberi alejhi selam, ajo ishte shumë e shqetësuar dhe nga mërzia ishte lodhur. Enes ibën Maliku (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte një prej atyre që trupin e Pejgamberit alejhi selam e lëshuan në varr. Ai tregon duke thënë: "Pasi e varrosëm të dërguarin e All-llahut, po kthehesha për në shtëpi dhe e takova Fatimen, e cila qëndronte para meje dhe më tha: "Si munde ta mbulosh fytyrën e të dërguarit të All-llahut me dhé?", pastaj qau dhe shkoi.

Përfundimisht, Fatimja (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!) vdiq 6 muaj pas Pejgamberit alejhi selam, ashtu siç i kishte premtuar ai. Ajo ia la dy emanete Aliut (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!). Emaneti i parë ishte që ai të martohet me Umamen (All-llahu qoftë i kënaqur prej saj!), ngase ajo ishte më shumë e dhënë ndaj Hasanit dhe Husejnit (All-llahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe emaneti i dytë ishte që ai ta mbulojë mirë ngase nuk kishte dëshirë që njerëzit tjerë të shohin ndonjë pjesë nga trupi i saj dhe ta varroste atë në atë ditë që do të vdiste ngase nuk kishte dëshirë që njerëzit t'i kushtojnë shumë vëmendje vdekjes së saj. Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) ashtu veproi, do të thotë e varrosi po atë natë që vdiq dhe ajo kishte 29 vite atëbotë. U varros në ditën e martë më 20 Ramazan të vitit 11 hixhrij. Aliu (All-llahu qoftë i kënaqur prej tij!) u prek shumë nga vdekja e saj dhe qau shumë. Ai thoshte: "Asnjëherë më parë nuk kam qenë më i lodhur e më i rraskapitur sesa ky gjashtëmuajsh, që nga vdekja e Pejgamberit alejhi selam dhe nga vdekja e Fatimes!".
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
fisniku-student nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar
Vjetër 22-05-2008, 13:16   #43
Erga omnes
 
Maska e fisniku-student
 
Anëtarësuar: 11-10-2006
Vendndodhja: Nën hijen e Diellit
Postime: 4,374
fisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëm
 
Mehmet Akif Ersoj

Ndër shqiptarët që kanë bërë emër në fushën e letrave në Perandorinë Osmane, është edhe Mehmet Akif Ersioj, me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuali, myderizi.

Personalitet Shqiptaro Turk 

U muar që herët me poezi, ndonëse studimet i ndoqi për veterinari, duke u diplomuar në vitin 1836, në sajë të një pune këmbëngulëse, duke kaluar edhe situata të vështirësive materiale, mbasi i ati e la që herët. 


"Që në shkollën e mesme kishte mësuar mirë arabishten, e cila ishte gjuha e Kur'anit dhe persishten, gjuha e letërsisë osmane. Më vonë në Paris përvetësoi edhe frëngjishten. Theksojmë se Mehmet Aqifi zotëronte bukur edhe shqipen, që e kishte gjuhë amtare...". 


"Pas vitit 1912 për afro 4 vjet shërbeu si veterinar në Rumeli e sidomos në Shqipëri, (dy vjet në Kosovë)' ku kishte shkuar edhe në Pejë për t'u çmallur me të afërmit". 


Bëri emër si poet. Në vitin 1895 u botua poezia e tij e njohur "Kur'an - a Hitap". Një vit më pas filloi të botojë në revistën "Resimli Gazete". Në vitin 1908 filloi botimi i revistës "Sirati-i-Mustakim", duke qenë kryeredaktor i saj Mehmet Akifi. Atje boton shumë nga poezitë e tij, disa prej të cilave me pseudonimin "Sa'di". 


Një vend të dukshëm zë në krijimtarinë e Mehmet Akifit vepra e quajtur "Asim", e cila është botuar në vitin 1919 e deri në vitin 1924. Po ashtu edhe vepra në pesë vëllime, "Bir Gece", "Bir Ariz", "Ne eser", "Ne de Semer", Derviç Ahmet", "Sa'di Pasa Imami", etj. 


Mehmet Akifi thurte vjersha duke pasqyruar ngjarjet tragjike që sundonin në atë kohë. Ka shkruar vjersha elegjike edhe për Luftën Ballkanike 1912-1913, për Luftën e parë Botërore 1914-1918.. Ai luftoi jo vetëm me shkrime e vjersha, por mbante edhe ligjërata nëpër xhami më Kastamonu e vilajete të tjera". 


Mehmet Akifi njihet si autor i Hymnit të Turqisë, duke konkuruar me rreth 700 poetë që paraqiten krijimet e tyre në konkurs, por Mehmeti e kishte sjellur me porosi të disa shokëve të tij, përfshirë edhe ministrin e Arsimit Hadullah Suphiu, e të tjerë. Ky hymn u pranua zyrtarisht me 1 mars 1921, duke u botuar në gazeta e kartolina, në tabela, etj, duke u afirmuar në të gjitha anët. 


Mehmet Akifi ishte një personalitet i shquar i poezisë dhe i arsimit dhe i kulturës në Turqi, duke qenë edhe ministër për një kohë. "Ai ishte patriot dhe demokrat, urrente despotizmin perandorak dhe imperializmin perëndimor, të ashtuquajtur "qytetërim". M. Akifi ishte pan-islamist. Po ai urrente edhe kritikonte pan-turanistët ose pan-turkistët...partinë Itthat-Terakki, që kishte ardhur në fuqi me revolucionin e vitit 1908".Gjimnazi privat turko-shqiptar në Tiranë, sot mban me respekt emrin e tij.
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
fisniku-student nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar
Vjetër 27-05-2008, 13:48   #44
Erga omnes
 
Maska e fisniku-student
 
Anëtarësuar: 11-10-2006
Vendndodhja: Nën hijen e Diellit
Postime: 4,374
fisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëm
 
EBU HUREIRA 


Nga jeta e një transmetuesi të dashur

Profeti (s.a.v.s.) e pyeti se si quhej. "Abdu-Shems"(Shërbëtor i Diellit), u përgjigj Ebu Hureira. Atëherë profeti i kërkoi që ai ta ndryshonte emrin në "Abdur-Rrahman" (Shërbëtor i të Gjithmëshirëshmit). Megjithatë ai vazhdoi të njihej mes njerëzve me emrin "Ebu Hurejra" (Babai-Njeriu i Maces) për shkak të dashurisë që ai tregonte për një mace, të cilën e përkëdhelte, e ushqente dhe e cila e ndiqe pas kudo... 

" 'An Ebi Hureira radijAllahu anhu kal, kale Rasul Allahi, sal-lallahu alejhi ve sel lem...."(Mbështetur në autoritetin e Ebu Hureiras, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, tha...) Vargu i parë i një kënge, i një poezie që buzët e miliona muslimanëve e recitojnë plot respekt, që veshët e miliona besimtarëve e dëgjojnë e sytë e miliona të devotshmëve e lexojnë plot përkushtim prej mëse njëmijë e katërqind vjetësh! Sa e sa prej nesh janë tashmë të familjarizuar me këtë refren që na ka bërë të njohur emrin e Ebu Hureiras (r.a.), të cilin e shohim, gjithashtu, të përmendur në të gjitha veprat e hadithit, historisë profetike e jurisprudencës islame. Ebu Hureira (r.a.) ishte një njeri i talentuar, që Zoti i kishte dhënë aftësinë e jashtëzakonëshme të të ruajturit në kujtesë dhe të të riprodhuarit edhe vite më vonë, pa ndryshuar as edhe një fjalë e me përpikmërinë më të madhe, të çdo bisede a ligjërate të dëgjuar. Duke dashur të shfrytëzojnë këtë aftësi të tij, pati njerëz që u përpoqën, duke përdorur emrin e tij, t'i atribuojnë profetit tëdashur, Muhammedit (s.a.v.s.) një numër hadithesh e fjalësh të pathëna kurrë prej tij, por përpjekjet mbinjerëzore e deri vetësakrifikimi i shumë dijetarëve e eruditëve të kohës bëri që hadithet e profetit të dashur (s.a.v.s.), të transmetuara nga Ebu Hureira (r.a.), të ruhen të pastra e të pacënuara. Ebu Hureira (r.a.) u bë musliman në prani të Tufejl Ibn Amrit, kryetarit të fisit që i përkiste. Pasi deklaroi besnikëri ndaj Islamit, ai e shoqëroi Tufejlin për në Mekë, ku pati nderin të takohet me profetin (s.a.v.s.). Profeti (s.a.v.s.) e pyeti se si quhej. "Abdu-Shems"(Shërbëtor i Diellit), u përgjigj Ebu Hureira. Atëherë profeti i kërkoi që ai ta ndryshonte emrin në "Abdur-Rrahman" (Shërbëtor i të Gjithmëshirëshmit). Megjithatë ai vazhdoi të njihej mes njerëzve me emrin "Ebu Hurejra" (Babai-Njeriu i Maces) për shkak të dashurisë që ai tregonte për një mace, të cilën e përkëdhelte, e ushqente dhe e cila e ndiqe pas kudo. Ebu Hureira jetonte me të ëmën, e cila ishte ende politeiste. Ai lutej për të dhe përpiqej që ajo të pranonte Islamin, por ajo refuzonte. Një ditë, ndërsa ai mundohej t'i shpjegonte asaj dicka mbi Islami, ajo u mërzit e tha disa fjalë fyese për profetin (s.a.v.s.). Kjo e mërziti shumë Ebu Hureiran. Ai u nis tek profeti (s.a.v.s.) dhe, me sytë të mbushur me lotë, i kërkoi që t'i lutej Allahut që nëna e tij të pranonte Islamin. 

Profeti ia plotësoi dëshirën Ebu Hureiras dhe iu lut Allahut për nënën e tij.
Kur Ebu Hureira u kthye në shtëpi, ai nuk diti si ta shprehte gëzimin e tij kur mori vesh se nëna e tij ishte penduar për mëkatet dhe kishte deklaruar tashmë se nuk ka të adhuruar tjetër përvec Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij. Pa ditur si ta shprehë lumturinë, ai doli me vrap nga shtëpia dhe rendi për tek profeti i dashur (s.a.v.s.), i mbushur me gëzim, dhe e informoi atë se Allahu i ishte përgjigjur lutjeve të tij. Më pas i tha: "O i dërguar i Allahut, lutju Allahut që të na bëjë mua dhe nënën time të dashur për çdo besimtar e besimtare!" Dhe profeti (s.a.v.s.) iu drejtua Allahut me lutjen: "O Zot, bëje këtë shërbërtor tëndin dhe nënën e tij besimtare të dashur për çdo besimtar e besimtare!" 

Me talentin dhe aftësitë e tij të jashtëzakonëshme, Ebu Hureira (r.a.) iu vu punës për t'i shërbyer me përkushtim fesë së tij. Duke pare shumë nga shokët e tij ishin të zënë me tregëti e shumë miq të hershëm të tij, të pajisur me dituri, u vranë në luftëra, duke e humbur jetën e tyre qysh në agim të rinisë së tyre, ai kuptoi se feja kishte nevojë për njerëz që t'i ruanin e transmetonin burimet e saj. Ndaj edhe ai vendosi që ta shfrytëzojë kujtesën e tij të jashtëzakonëshme duke qëndruar pranë profetit (s.a.v.s.) e duke regjistruar thëniet e mësimet e tij mbi fenë. Për katër vjet me rradhë, 
gjatë qëndrimit në Medinë, duke shfrytëzuar faktin se kishte shumë kohë të lirë (ai nuk merrej as me tregëti, si mekasit, as me bujqësi, si ensarët) Ebu Hureira (r.a.) nuk iu nda profetit (s.a.v.s.), duke u munduar që të dëgjonte e të përfitonte sa më shumë prej tij. Ai e donte shumë profetin (s.a.v.s.) dhe nuk lodhej e nuk mërzitej kurrë duke e dëgjuar atë. Shpesh ai do ta falenderonte Allahun për këtë fat të madh që pati me fjalët: "Lëvduar qoftë Allahu që e udhëzoi Ebu Hureiran për tek Islami! Lëvduar qoftë Allahu që i mësoi Ebu Hureiras Kuranin! Lëvduar qoftë Allahu, që e nderoi Ebu Hureiran me shoqërinë e Muhammedit (s.a.v.s.)!"Për shkak të dashurisë së tij për dijen dhe shfrytëzimit të pjesës më të madhe të kohës për të qëndruar pranë profetit (s.a.v.s.), Ebu Hureiras (r.a.) iu desh që të kapërcente vështirësi të mëdha ekonomike. Ai tregon: "Një ditë uria m'u bë aq e tmerrëshme, saqë m'u desh të vendos një gur mbi stomak. Më pas u ula anës udhës. Kur pashë Ebu Bekrin po kalonte aty pari, i kërkova që të më sqaronte për një varg nga Libri i Allahut. Në fakt, e pyeta vetëm e vetëm që të më ftonte për të ngrënë dicka..."Krahas përkushtimit për të ruajtur fjalën e Zotit dhe mësimet profetit (s.a.v.s.), Ebu Hurejra (r.a.) nuk harronte t'i drejtohej shpesh Allahut me lutje e adhurim. Herë ai, herë e shoqja dhe herë e bija e tij luteshin me radhë netëve dhe kjo bënte që nata në shtëpinë e tij të mos kalonte thuajse asnjë cast pa lutje e adhurim ndaj Zotit të Lartësuar. Gjithashtu, kur kërkohej prezenca e tij në luftë për të mbrojtur me shpatë fenë e Allahut, ai nuk ngurronte kurrë dhe asnjëherë nuk ndodhi që të mos merrte pjesë në ndonjë betejë krahas profetit (s.a.v.s.).Pas vdekjes së profetit të shenjtë (s.a.v.s.), Ebu Hureira (r.a.) vazhdoi punën e tij në të transmetuarit e fjalës së profetit (s.a.v.s.) dhe në të bërit të njohur të një numri të madh hadithesh. Megjithësetë njohur me aftësitë e tij memorizuese, shokët e tij shprehnin shpesh habi e admirim për gjithcka që ai kishte arritur të mësonte në një kohë aq të shkurtër. Gjatë kalifatit të Omerit (r.a.), Omeri e emëroi Ebu Hureiran (r.a.) guvernator të Bahreinit. Aty ai u pasurua në një kohë tëshpejtë. Omeri (r.a.), si një njeri i ndjeshëm e i kujdesshëm, që kërkonte që guvernatorët e emëruar prej tij të mos jetonin thjeshtë dhe të mos siguronin pasuri të madhe qoftë edhe në rrugë të ligjëshme, kur u informua për pasurinë e Ebu Hureiras (r.a.), e thirri atë në Medinë dhe i kërkoi sqarime. Ebu Hureira (r.a.) sqaroi se e kishte grumbulluar pasurinë e tij duke u kujdesur për kuajtë, si dhe perms dhuratave. Omeri i kërkoi që ai ta dorëzonte pasurinë e tij në thesarin e shtetit. Ebu Hureira (r.a.) bëri si u urdhërua dhe ngriti duartë nga qielli e u lut: "O Zot, fale emrin e besimtarëve (Omerin)!" Më vonë Omeri e thirri përsëri Ebu Hureiran (r.a.) dhe ia ofroi edhe një herë postin e guvernatorit të Bahreinit, por Ebu Hureira (r.a.) nuk pranoi. I pyetur nga Omeri (r.a.) për arsyet e refuzimit, ai u përgjigj: "Sepse nuk dua që nderi im të merret nëpër këmbë, që të më merret pasuria e të më goditet kurrizi" Më pas shtoi: "Kam frikë se mos flas pa dije e gjykoj pa urtësi".

Ebu Hureira (r.a.) jetoi një jetë të nderëshme, duke ia përkushtuar veten Islamit, duke qenë i sjellshëm e i mirë ndaj së ëmës dhe duke inkurajuar edhe të tjerët që të jenë të sjellshëm ndaj prindërve. Një ditë, kur panë se shëndeti i Ebu Hureiras ishte keqësuar dukshëm, miqtë e tij nisën të luten për shërimin e tij. Mirëpo Ebu Hureira (r.a.) hodhi vështrimin nga qielli e tha: "O Zot! Unë dua të të takoj Tydhe të lutem që edhe Ti të duash të më takosh mua!" Ai, më pas, ndërroi jetë në vitin 59 H., në moshën shtatëdhjetë e tëtë vjecare. Ai vdiq pasi e plotësoi detyrën dhe dëshirën e tij për të ruajtur e transmetuar mësimet e profetit të dashur (s.a.v.s.), duke u lënë muslimanëve një pasuri të pacmueshme, bashkë me detyrimin moral për ta ruajtur e trashëguar edhe më tej atë pasuri. Ai mbetet një shembull i jashtëzakonshëm i dashurisë për diturinë e vetëmohimit për të. E ndërsa ne i lutemi Zotit të Lartësuar që ta shpërblejë Ebu Hureiran (r.a.) dhe t'i dhurojë atij edhe në jetën e amëshuar miqësinë dhe shoqërinë e profetit (s.a.v.s.), ashtu sikurse ia kishtë dhuruar në këtë botë, në sytë, në buzët e në veshët tanë vazhdon të ndjehet ai refren që tashmë ka mbushur jetën tonë e është bërë kënga, poezia jonë e dashur prej shekujsh: 

" 'An Ebi Hureira radijAllahu anhu kal, kale Rasul Allahi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem...."
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
fisniku-student nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar
Vjetër 02-07-2008, 11:47   #45
Erga omnes
 
Maska e fisniku-student
 
Anëtarësuar: 11-10-2006
Vendndodhja: Nën hijen e Diellit
Postime: 4,374
fisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëm
 
Arkitekt Sinani

Arkitekt Sinani dhe vendi ku lindi ne Shqiperi. Cfare trashegojne banoret e fshatit nga mjeshtri me i madh i Orientit per ndertim. Si u largua nga vendi dhe si ngriti shkallet e karrieres, deri ne kreun e Arkitektures Osmane


Qe ne shekullin e 6-te para Krishtit, buzes jugore te lumit Vjosa kalonte rruga Vlore-Selenice-Kulles-Lopes-Tepelene. Ishte e shtruar me kalldrem dhe gjate saj ishin ngritur pika ne fshatra, qe kryenin funksionin e qendrave tregtare, hotelerise, postare dhe kuvendare. Nje e tille ishte ngritur ne fshatin Sinanaj, krahina e Lopesit, rrethi i Tepelenes ne zonen e Laberise. Ne periudhen e Perandorise Romake, rruga u zgjerua dhe u persos me shtrimin me kalldrem. Ajo siguronte, krahas rruges Egnatia, lidhjet e Romes me Prevezen, ishujt e Detit Egje dhe Kostadinopojen. Fluksi i madh i levizjes se mallrave, legjioneve ushtarake, prifterinjve, qe perhapnin fene e krishtere dhe posten, beri qe qendra e ngritur ne Sinanaj (ne fushe) te modernizohet dhe persoset, duke luajtur nje rol te rendesishem ne zhvillimin ekonomiko-shoqeror te krahines se Lopesit. Ajo vazhdoi ta luaje kete rol nen perandorine romake, Bizantine e Osmane deri ne vitin 1912, nen emertimet Mansio, Mutacio dhe Han. Qe nga shekulli i 6-te para Krishtit, ishte prone e nje familje lopesiote e fshatit Gjergaj (sot Sinanaj). Emri i krijuesit te fshatit me emrin e lashte "Gjergj". Pronari i kesaj qendre ne shekujt 9-12, njihet me pseudonimin perkedhelas Milaj, thirrur nga sllavo-bullgaret "Zoteri i nderuar" (Vassa Milost). Pas vitit 1381, pronari mban dy mbiemra, Mucaj dhe Milaj. Mucaj eshte mbiemer i rregjistruar, konvertuar ne fene islame dhe mban pseudonimin Milaj. Edhe sot e kesaj dite, fisi mban mbiemrin Mucaj, por njihet nga banoret lopesiote dhe te fshatit Sinanaj, edhe me mbiemrin Milaj. Ne kete fis, lindi dhe kaloi femijerine e tij deri ne moshen 12-15 vjecare Arqitekt Sinani.

Si gjithe banoret e krahines, edhe pjesetaret e ketij fisi, nen perandorine Osmane (shekulli 2-te para Krishtit dhe deri ne shekullin e 4-te pas Krishtit) u konvertua ne fene e krishtere romane, qe me vone u quajt katolike. Ne kete periudhe, krahina pati nje zhvillim te mire ekonomiko-kulturor. U ndertua rruga e lartpermendur, u ndertuan rruget e brendshme te fshatrave Dorze, Matohasanaj e Sinanaj me kalldremin, shume ura, kroje dhe dy kisha: e Shen Kollit ne qender ne krye te Lagjes Gjergaj (sot Dashaj) dhe Gjone ne fshatin Dhemblan, si edhe kalaja ne fshatin Matohasanaj. Keto dhe ndertimet e Ploces (Amanties), Mavroves (Olimpias) etj, qene impresionet e para, te cilat mori femija i vogel nepermjet tregimeve e perjetimeve, pa e ditur se nje dite do te behej kryearkitekti i perandorise me te madhe te kohes, te asaj osmane. Keto ndertime ne krahine dhe ne gjithe perandorine e stermadhe Romake, dalloheshin per arkitekturen ndertimore, madhesine volumore dhe vecanerisht per akustiken e mahnitshme. Kjo ishte nje trashegimi e lashte greko-romake qe shtrihej ne ndertimin e teatrove, stadiumeve te lojrave, kishave, faltoreve dhe manastireve. Gje, e cila kondicionohej me formen ndertimore dhe perzgjedhjen e materialit ndertimor.

Ku lindi Sinani

Sinani lindi rreth viteve 1489-1490 ne fshatin Gjergaj (sot Sinanaj), krahina e Lopesit, rrethi i Tepelenes. Deri ne moshen 18 vjec, ju nenshtrua ligjeve te "Devshirmese". Paskesaj, rekrutohet jenicer ne formacionet xheniere te ushtrise osmane. Fale trashegimise familjare ne fushe ndertimore, kultures dhe eksperiences qe fitoi deri ne moshen 48 vjecare, ai u be i famshem ne fushen e ndertimeve ushtarake. Per 30 vjet, ai merr pjese aktive ne ekspeditat osmane. Lufton dhe nderton objekte ushtarake ne betejat e zhvilluara ne Egjipt, Irak, Rodos, Krime, Beograd, prane Vjenes, Moldavi etj. Shquhet jo vetem si ndertues i thjeshte por edhe projektues, organizues e zbatues punimesh ne ndertimin e rrugeve, urave, kalave e shume objekteve fortifikuese, qe ndikonin ne fitoret e betejave, qe zhvillonte ushtria osmane. Ai projektoi dhe organizoi punimet dhe ndertoi per 13 dite, uren mbi lumin Prut ne Rumani. Per shpejtesine e ndertimit, rezistencen e ures mbi te cilen kaluan reparte te shumta dhe mjete te renda luftarake, qe ndikuan ne fitoret e ushtrise, qe drejtoheshin nga Sulltan Sulejmani, Sinani thirret nga Sulltani dhe emerohet ne shtabin qendror, te cilat drejtonte formacionet xhenjere dhe ndertimet fortifikuese ushtarake. Nen drejtimin e Sulltan Sulejmanit, osmanet ishin nga viti 1520 deri me 1566. Nen drejtimin e arkitekt Sinanit u ndertuan rreth 400 vepra mbrojtese te rendesishme. Per talentin dhe punen kolosale, Sinani, emerohet kryearkitekt i Perandorise Osmane dhe punon ne Oborrin e Sulltanit. Ishte per here te pare, qe krijohej ky funksion prandaj dhe eshte quajtur kryearkitekt i pare i Perandorise Osmane. Me punen e tij, ai i dha tonin edhe vuri themelet e arkitektures osmane. I ndryshoi faqen Stambollit dhe gjithe perandorise me ndertimet e famshme zeologjike te kultit Islam: rrugeve, urave, ujesjellesve e shume ndertimeve infrastrukturore ne tere perandorine.

Endrren e perandorit Justinian per furnizimin me uje te Kostadinopojes (Stambollit te sotem) e beri realitet Arkitekt Sinani pas 900 vjetesh. Ai projektoi dhe ndertoi ujesjellesin e pare per furnizimin me uje te Stambollit me 40 cezma (Kerceshme). Nder veprat qe i kane rezistuar kohes dhe qe njihen te projektuara e te ndertuara prej tij, jane 400 vepra mbrojtese, ushtarake, 84 xhami te medha, 58 xhami te vogla (Mexhite), 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 strehe vorfnore, 5 rrjete ujesjellsash, 8 ura, 20 hane, 48 hamame etj. Nder veprat madhore ndertimore te paperseritshme jane: Xhamia "SULEIMANIE" ndertuar ne Stamboll brenda 7 viteve, kushtuar Sulltan Sulejmanit, xhamia "Shezade Mehmetit", po ne Stamboll dhe xhamia "SELIMIJE" ndertuar ne Edrene, kushtuar Sulltan Selimit. Keto shquhen si te paperseritshme per arkitekturen ndertimore dhe akustiken e mahnitshme.

Arkitekt Sinani vdiq ne moshen 97 vjecare dhe e zevendesuan ne kete detyre te larte dy nga nxenesit e tij me origjine shqiptare: Arkitekt Mehmet Sedefqari nga Elbasani dhe me pastaj arkitekt Kasemi nga Tomorrica e Gramshit.

Per Arkitekt Sinanin dhe kontributin e tij ne fushen e ndertimeve dhe te arkitektues jane shkruar mbi 100 libra. Ne to pershkruhen veprat madhore, qe ai projektoi e ndertoi. Ne keto libra, ai cilesohet themeluesi i arkitektures moderne Osmane, Mikelanxheloja i Orientit. Ai cilesohet si i paarritshem dhe i paperseritshem ne zgjidhjen voluminoze ndertimore te xhamive me nje akustike te mahnitshme.

Qe ne te gjalle te tij, qendra tregtare, prone e trasheguar prej tij ne krahinen e Lopesit u emertua "Hani i Sinanit". Per nder te tij dhe fshati mori emrin "Sinanaj". Me emrin dhe vepren e arkitekt Sinanit krenohen banoret Lopesiote dhe gjithe kombi shqiptar.
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
fisniku-student nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar
Vjetër 02-08-2008, 04:18   #46
Erga omnes
 
Maska e fisniku-student
 
Anëtarësuar: 11-10-2006
Vendndodhja: Nën hijen e Diellit
Postime: 4,374
fisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëm
 
Ajshja r.a.

Vajza e Ebu Bekrit r.a. dhe njëherit bashkëshortja më e dashur e pejgamberit s.a.v.s. u lind në vitin e katërt të Shpalljes. Emri i saj Ajshe, ndërsa mbiemri Umu Abdullah (nëna e Abdullahut), mirëpo në përgjithësi e thirrnin "e sinqerta". Derisa nuk kishte fëmijë, nuk kishte as mbiemër. Në atë kohë të kesh mbiemër ishte nder i madh dhe njerëzit gjithmonë e donin një gjë të tillë. Një ditë Ajshja r.a. e pyeti të dërguarin e All-llahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të: "O i dërgur i All-llahut, gratë tjera kanë mbiemër, ndërsa unë nuk kam, andaj të lutem ma propozo një!" Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Përse nuk e merr mbiemrin e Umu Abdullahut?" Abdullahu ishte i biri i motrës së Ajshes.

Qysh nga fëmijëria, Ajshja r.a. ishte jashtëzakonisht intelegjente. Që kur ishte ende vajzë, ajo ishte e këndshme, gazmore dhe kishte memorje fantastike. Madje, edhe kur u bë e moshuar, i mbante në mend disa momente të fëmijërisë së saj të hershme. Kur ndodhi shpërngulja e pejgamberit s.a.v.s. prej Mekes në Medine, ajo i kishte jo më shumë se 9 vite, por historia tregon se shumë gjëra janë transmetuar pikërisht prej saj. Asnjë prej shokëve të pejgamberit s.a.v.s. nuk kishte të mbledhur më shumë hadithe se ajo.

Pejgamberi s.a.v.s. dhe Ebu Bekri r.a. kishin deklaruar se mes veti janë vëllezër dhe ky deklarim kishte vlerë të madhe. Martesa e pejgamberit s.a.v.s me bijën e tij këtë lidhje e bëri edhe më të fortë.
Pas vdekjes së Hatixhes r.a., gruaja e Othmanit r.a. e pyeti pejgamberin s.a.v.s. nëse ka dëshirë të martohet përsëri për ta larguar pikëllimin. Pejgamberi s.a.v.s. i tha asaj: "Me kë të martohem, me ndonjë të vejë, apo me të virgjër?" Ajo iu përgjigj: "Prej të dy kategorive ka. Ajshja, bija e Ebu Bekrit është e virgjër dhe Sauda, bija e Zamës është e vejë." Më vonë, pejgamberi s.a.v.s. u martua me të dyjat. Para se Ajshja r.a. të martohej me të dërguarin e All-llahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të, ajo ishte e fejuar me një pabesimtar. Familja e të fejuarit të Ajshes, e prishën këtë fejesë nga shkaku se mendonin se pasi të martohet me Ajshen, djali i tyre do të bëhej musliman. Në atë kohë Ajshja ishte vetëm 6 vjeçare.

Pas vendosjes në Medine, pejgamberi s.a.v.s. e dërgoi Zejd ibn Harithin dhe shërbëtorin e tij Ebu Rafen për ta përcjellur Ajshen r.a. për në Meke. Shoqëruesve të Ajshes r.a. pejgamberi s.a.v.s. ua kishte dhënë 500 dirhem si furnizim për atë udhëtim. Ajshen r.a. e sollën në Medine pa pasur ndonjë problem gjatë rrugës, mirëpo ndryshimi i klimës ndikoi negativisht tek ajo. Ajo u sëmur dhe i ranë flokët e saj të mrekullueshme. Pasi i kaloi ajo sëmundje, ajo shtoi në peshë. Pastaj Ebu Bekri e pyeti pejgamberin s.a.v.s.: "Pse nuk e merr Ajshen në shtëpinë tënde o i dërguar i All-llahut? Ceremonia martesore tanimë është bërë e ditur." Profeti s.a.v.s. ia ktheu: "Nuk kam të holla për t'ia paguar mehrin asaj." Kur e dëgjoi këtë Ebu Bekri, i mori 500 dirhem të tij dhe ia dha profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të! Ato të holla i mori profeti s.a.v.s dhe ia dërgoi Ajshes r.a., ndërkaq ajo erdhi te profeti s.a.v.s në muajin sheval të vitit të parë të hixhretit.

Në kohën kur Ajshja r.a. u lind, shtëpia e Ebu Bekrit veçmë ishte ndriçuar me dritën e Islamit dhe kjo (dritë) kishte zënë vend në zemrën e saj. Kjo dashuri (për Islamin) ishte rritur edhe më tepër atëherë kur ajo u martua me profetin, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të! Shumë ngjarje prekëse dhe interesante i kishin ndodhur asaj. Në vijim do t'i shtjellojmë ca prej tyre:
Tregimi i parë ishte kur Ajshja r.a. ishte me profetin s.a.v.s. në një karavan. Kur arriti nata, e ndalën karavanin për të pushuar. Ajshja r.a. doli nga ai për nevoja të veta personale dhe e humbi qaforen e saj të çmuar. Kur e kuptoi se e kishte humbur, filloi ta kërkojë. Në ndërkohë, karavani e kishte vazhduar rrugën, mirëpo Ajshja r.a. nuk e dinte se ai nuk ishte në vendin që e
kishte lënë ajo. U mbështoll me rrobet e veta dhe priste për të ardhur dikush për ta shpëtuar. Pas pak u takua me Safvan ibn Mautalin, detyra e të cilit ishte që të qëndrojë pas karavanit dhe t'i mbledhë ato që mbetnin mbrapa. Ai kur Ajshen r.a. i tha që ngjitet mbi deven e tij. Dikua kah mesdita iu bashkangjitën karavanit. Ky incident i dha rast disa njerëzve që të keqkuptojnë dhe të hudhin shpifje për të. Ata hipokritë, e filluan një propagandë të djallëzuar kundër Ajshes, gjegjësisht e akuzuan atë për shkelje kurore. Kjo propagandë mori përmasa të hatashme saqë profeti s.a.v.s. u detyrua që ta dërgojë Ajshen r.a. tek prindërit e vet për ca kohë. Në një rast ai s.a.v.s. tha: "Nëse Ajshja është e pafajshme, All-llahu i Lartësuar do ta mbrojë atë." Kjo çështje zgjati disa ditë derisa All-llahu i Lartësuar e shfajësoi Ajshen r.a. nga kjo shpifje. Kjo gjendet në kaptinën e 24 - të. Kjo ndodhi kur profeti s.a.v.s. shkoi tek shtëpia e prindërve të saj. Profeti s.a.v.s. i tha asaj se All-llahu e kishte shfajësuar dhe ia lexoi ajetet e kaptinës së 24 - të rreth çështjes në fjalë. Nëna e Ajshes r.a. i tha asaj të ngritet e ta falënderojë profetin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ajshja, më pastaj, ia ktheu: "Unë do ta falënderoj vetëm All-llahun e Lartësuar, pasiqë Ai më shfajësoi."

Tregimi i dytë është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Furnizmi me të mirat e kësaj bote nga ana e profetit s.a.v.s. kundrejt grave të tij ishte i pamjaftueshëm. Ushqimet që shtëpia e profetit s.a.v.s. i konsumonte përfshinin drithra, hurme etj. Gjithë bashkëshortet e profetit s.a.v.s. njëzëri u ankuan tek ai për pamjaftueshmërinë e ushqimeve. Profeti s.a.v.s. në këtë rast tregoi pakënaqësi. Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. i thanë bijave të tyre që ta ndalojnë turrin e tyre kundrejt profetit s.a.v.s. për ta shtypur atë në shtimin e furnizimeve ushqimore, megjithatë bashkëshortet tjera e vazhduan atë kërkesë. Më në fund profeti s.a.v.s. vendosi që t'i ndërpresë marrëdhëniet me gratë e veta për një muaj. Ai u largua edhe nga dhoma e tyre. Me këtë rast u krijua një përzierje e madhe ndër njerëz dhe ata menduan se profeti s.a.v.s. ishte shkurorëzuar me gratë e tij. Omeri r.a. kërkoi që të flasë me profetin s.a.v.s. dhe për këtë herë nuk iu plotësua dëshira. Kërkoi edhe për të dytën herë, e edhe këtë nuk arriti të takohet me të. Për të tretën herë, më në fund, profeti s.a.v.s. ia plotësoi dëshirën atij dhe e pranoi të bisedojë me të për këtë çështje. Kur hyri Omeri r.a. në dhomën e tij, e pa të shtrirë në një shtrojë të pagdhendur dhe të papërshtatshme për të qëndruar në të, prej së cilës (shtrojë) profetit s.a.v.s. i kishin mbetur shenja në trupin e tij fisnik. Enët ngrënëse ishin në tokë të shpërndara prej njëra-tjetrës. Kur Omeri r.a. e pa këtë skenë, u pikëllua shumë dhe e pyeti: "O i dërguar i All-llahut, a je shkurorëzuar me gratë e tua?" Profeti s.a.v.s. iu përgjigj: "Jo!" Omeri r.a. më pastaj e transmetoi këtë lajm deri tek besimtarët. Ai muaj kishte 29 ditë dhe ai s.a.v.s. u kthye prej dhomës së tij në të cilin qëndroi i izoluar. Kur u kthye tek gratë e tij, Ajshja r.a. ishte e para e cila u vizitua ng ai.

Tregimi i tretë ishte kur profeti s.a.v.s. i tha Ajshes r.a.: "Mund të më përgjigjesh në një pyetje që do ta parashtroj, mirëpo pasi të konsulltohesh me prindërit e tu." Ajshja r.a. i tha: "Cila është ajo pyetje?" Profeti s.a.v.s. filloi t'i lexojë ajetet: "O ti pejgamber, thuaju grave tua: Në qoftë se e lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani, unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës. E nëse e doni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira." (33: 28-29). Kur e dëgjoi këtë Ajshja r.a., tha: "O i dërguar i All-llahut, pse më duhet t'i pyes prindërit?! Unë e preferoj All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën e ardhme më shumë komoditetet e rëndomta." Profeti s.a.v.s. u nda i kënaqur prej përgjigjes së Ajshes r.a. dhe i tha që këtë pyetje do t'ua parashtrojë edhe bashkëshorteve tjera. E bëri këtë dhe secilës që ia thonte këtë pyetje, ia tregonte edhe atë që Ajshja r.a. e kishte thënë.

Profeti s.a.v.s. ndjente dashuri të madhe për Ajshen r.a. saqë kjo mund të vërtetohet me fjalët: "O All-llah, nga gjërat që i kam në kontroll, gjithmonë mbaj drejtësi mes tyre (e kishte për qëllim të thojë se ai mbante drejtësi mes grave të tij, pa e dalluar ndonjërën mbi tjetrën), por më fal për atë që është jashtë kontrollit tim (e kishte për qëllim të prononcojë se Ajshen e dashuronte më shumë)!"
Një herë tjetër, Amr ibn el - Asi i tha: "O i dërguar i All-llahut, kë e do më së shumti (prej bashkëshortëve)?" Profeti s.a.v.s. iu përgjigj: "Ajshen!" Amr ibn el - Asi përsëri e pyeti duke i thënë: "Ndërkaq, kë e do më së shumti prej meshkujve?" Profeti s.a.v.s. iu përgjigj: "Ebu Bekrin!" Njëashtu, edhe Ajshja r.a. ndjente po aq dashuri për profetin, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të." Ndodhte që Ajshja r.a. zgjohej gjatë natës dhe nëse nuk e gjente profetin s.a.v.s. pranë saj, turbullohej. Një natë, ajo nuk e gjeti profetin s.a.v.s. në shtrat kur i doli gjumi në mesin e natës. Filloi ta kërkojë andej e këndej dhe mendoi se mos vallë kishte shkuar te njëra nga gratë tjera, mirëpo, e gjeti atë duke u falur. U turpërua nga ky akt dhe tha: "Prindërit e mi t'u bëfshin kurban! Unë po mendoja për diçka tjetër, e ti paske qenë i zënë në një punë tjetër."

Dashuria e saj për profetin s.a.v.s. mund të matet edhe duke u bazuar në faktin që petku në të cilin profeti s.a.v.s. kishte vdekur, më pastaj u ruajt nga Ajshja r.a. në një vend të sigurtë.
Ajshja r.a. ishte tetëmbëdhjetë vjeçare kur profeti s.a.v.s. ndërroi jetë. Ai qëndroi 13 ditë i sëmurë. Gjatë kësaj periudhe, ai qëndroi 8 ditë me Ajshen r.a., ndërsa me gratë tjera qëndroi 5 ditë. Ai poashtu vdiq në dhomën e Ajshes, All-llahu qoftë i kënaqur prej saj! Pas vdekjes së profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, ajo jetoi edhe 48 vite si e vejë.

Dy vite më vonë, Ebu Bekri - prijësi i parë i muslimanëve - iu bashkëngjit profetit s.a.v.s. në Parajsë, kështuqë, Ajshja krahas asaj që ishte e vejë, tani mbet edhe jetime. Ebu Bekri r.a. u varros afër profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të! Në atë kohë, ajo i kishte vetëm 20 vjet. Pas tij, prijës u zgjedh Omeri r.a. dhe më këtë rast ai miratoi nga një shumë prej 10.000 dirhem për bashkëshortet e profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, kurse për Ajshen r.a. i miratoi 12.000 dirhem. Në sqarim të kësaj ai tha se me vetë faktin që Ajshja ishte më e dashura për profetin, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, ajo edhe meriton më shumë.
Në kohën kur Omeri r.a. ishte për të vdekur, e dërgoi birin e tij tek Ajshja r.a. me kërkesë që t'i japë leje atij (Omerit r.a.) për t'u varrosur pranë profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të! Ajshja i tha: "E pata zgjedhur atë vend për vete, por do ta bëj atë për Omerin."
Edhepse Ajshja r.a. i kishte dhënë leje Omerit r.a. që të varrosej pranë profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, prapë se prapë, Omeri r.a. në testamentin e tij i kishte thënë birit të tij: "Dërgoje kufomën time tek dera e Ajshes, nëse pranon që të varrosem aty - mirë, përndryshe dërgomë aty ku janë varrezat e muslimanëve!"

Ajshja r.a. e lejoi që të varrosej në atë vend ku ishin marrë vesh me Omerin r.a. para se ai të vdiste, kështuqë u varros dhe tani profeti, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. u varrosën në të njëjtën dhomë (vend). Ky akt e argumenton shpirtgjerësinë dhe natyrën e saj të mirë.
Ajshja r.a. ishte e dobët gjatë kohës kur ishte më e re, mirëpo më vonë shtoi në peshë. Kishte një çehre të çelur dhe ishte femër shumë e bukur. Veshja e saj e preferuar ishte këmisha e kuqe dhe fustani (mbështjellësja) e zezë. Ajo ishte e kënaqur edhepse në jetën e saj e ka pasur vetëm atë fustan të cilin e ka larë dhe e ka mbajtur... Ajo ishte një ndjekëse e vërtetë e Sheriatit. I këshillonte fëmijët për të bërë punë të mira dhe i këshillonte për të qenë modestë e të druajtur. Ajo gjithashtu i qëndronte rreptë edhe mbulesës.

Një ditë Is-haku, i cili ishte i verbër, erdhi për ta vizituar, kurse ajo e mbështolli veten me një mbështjellëse. Kur e kuptoi këtë Is-haku i tha: "Përse mbështjellesh nga unë kur unë nuk mund të të shoh?" Ajshja r.a. pa hezitim iu përgjigj: "Unë të shoh, nëse ti nuk mund të më shohësh." Ajo asnjëherë nuk qe lakmitare dhe gjithmonë i bënte ballë jetës së vështirë që e kishte. Transmetohet se një herë ka thënë: "Pas vdekjes së profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, asnjëherë nuk u ngopa, e kurdoherë që e bëja këtë, më rridhnin lotët." Kur u pyet për shkakun, ajo tha: "Bëja kështu sepse e dija që profeti s.a.v.s. deri në vdekjen e tij nuk kishte ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë."
Dashuria e saj ndaj profetit s.a.v.s. mund të parafytyrohet në shtjellim të një ngjarjeje tjetër.

Njëherë ajo u grind me Abdullah ibn Zubejrin dhe u betua se asnjëherë më nuk do t'i flasë atij. Abdullahu u pendua dhe i kërkoi falje. Familjarët nga nëna e profetit s.a.v.s. iu lutën asaj që ta pranojë faljen e Abdullahut. Në këtë rast ajo qau dhe tha: "Ju jeni familjarët e profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, andaj i nënshtrohem kësaj këshille." Kjo nënkupton shkelje të betimit të saj, kështuqë, i liroi 40 robër si kefaret (shpagim në rast të shkeljes së betimit).
Njëherë Ajshja r.a. po agjëronte dhe kishte vetëm një copë buke për të bërë iftar. Një lypës erdhi tek ajo dhe i kërkoi diçka për t'i dhënë. Ajo ia dha atë copë buke të vetme, ndërsa ajo pastaj bëri iftar me ujë.Ajshja r.a. falte shumë. Ajo nuk kishte aspak armiqësi madje as edhe ndaj armiqve të vet. Vëllau i saj Muhamed ibn Ebu Bekri ishte vrarë nga Muavija - djali i Hatixhës, por ajo ia fali atij.

Ajshja r.a. tregonte vëmendje përkatëse për çdo person. Njëherë erdhi një lypës dhe ajo i tha të shkojë. Një ditë tjetër erdhi një udhëtar i veshur mirë dhe i tha se ishte i uritur. Ajo i ofroi ushqim dhe ujë. Njerëzve nuk u pëlqeu ky ndryshim sjelljesh. Ajo më pastaj në sqarim të këtij qëndrimi tha: "Profeti s.a.v.s. pat thënë se njerëzit duhet trajtuar në bazë të rangut dhe meritave të tyre."
Ajshja r.a. ishte zemërgjerë dhe e mëshirshme. Njëherë Ebu Zubejri ia dërgoi asaj 100.000 dirhem si dhuratë. Atë ditë ajo po agjëronte. Paratë që i mori nga Ebu Zubejri menjëherë ua shpërndau të varfërve. Në mbrëmje, në kohën e iftarit, shërbëtorja e saj i tha: "Oj nënë e besimtarëve! Pse nuk i ruajte të paktën disa të holla për të blerë pak ushqim për iftarin tënd?" Ajshja r.a. iu përgjigj: "Përse nuk ma kujtove në atë kohë? {d.m.th atëbotë nuk ka menduar për vete, por e ka parë të arsyeshme që ato të holla menjëherë t'ua shpërndajë të varfërve (sh.p.)}.
Në luftën e Hendekut ishin të rrethuar nga të gjitha anët prej pabesimtarëve. Rreziku prej sabotimit nga ana e çifutëve të Medines ishte gjithashtu i pashmangshëm, por ajo e vështronte terenin e hendekut edhe atë pa pasur pikë frike. Përveç kësaj, edhe në luftën e Uhudit ajo i pajiste ushtarët me ujë dhe i mjekonte të plagosurit.

Ajshja r.a. posedonte shumë virtyte të mira. Si rezultat i këtyre virtyteve, ajo konsiderohej si njeriu më i mirë prej shoqëruesve të profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të! Ajo dallohej për dituri, intelegjencë dhe miqësi të ngushtë me profetin s.a.v.s. edhe atë më shumë se çdokush tjetër, përveç babait të saj (Ebu Bekrit). Historia njeh shumë ngjarje që e argumentojnë superioritetin e saj ndaj të tjerëve.

Një ditë të pranishmëve u tha: "Unë kam 10 cilësi, të cilat më japin përparësi ndaj grave tjera të profetit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të:
1) Unë jam femra e vetme që jam martuar për profetin s.a.v.s. si e virgjër.
2) Unë jam e vetmja, që të dy prindërit i kam pasur prej migruesve për shkak të Islamit.
3) Unë isha ajo që All-llahu i Lartësuar, drejtpërsëdrejti, më justifikoi dhe e dëshmoi pafajësinë time kur unë isha e akuzuar për diçka të pabërë nga unë.
4) Unë u zgjodha prej Xhibrilit a.s. që të personifikohesha nga ai dhe ai (Xhibrili a.s.) në atë formë, shkoi te profeti s.a.v.s. dhe i propozoi që të martohet me mua.
5) Unë, shpesh qëndroja para profetit s.a.v.s kur ai falte namaz.
6) Unë isha në prani të profetit s.a.v.s. kur atij i vinte Shpallja.
7) Unë, për dallim nga të tjerat, lahesha së bashku me profetin, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të!
8) Unë isha e fundit që do të vizitohesha nga profeti s.a.v.s. para se ai të ndërronte jetë.
9) Unë isha ajo që e mbajta trupin e profetit s.a.v.s. në gjoksin tim, kur shpirti i tij tanimë i kishte dalur prej trupit.
10) Unë u nderova që kufoma e profetit s.a.v.s. të jetë e varrosur në dhomën time.

Ka shumë hadithe të profetit s.a.v.s. dhe libra të shumta që vërtetojnë se s'ka pasur asnjë grua të profetit s.a.v.s me aq shumë virtyte sa Ajshja, All-llahu qoftë i kënaqur prej saj! Profeti s.a.v.s. pat thënë: "Ajshja r.a. është superiore ndaj grave tjera sikurqë tharidi (një lloj gjelle që bëhet në Arabi) është superior ndaj ushqimeve tjera."

Një njeri prej gjeneratës pas profetit s.a.v.s. ka thënë: "I kam parë shumë shokë të profetit s.a.v.s. që e pyetnin Ajshen r.a. për çështje të rëndësishme të fesë."
Imam Zuhri thoshte: "Dituria e Ajshes r.a. është më e mirë sesa gjithë dituria e akumuluar e tërë grave të profetit s.a.v.s. dhe e tërë muslimanëve tjerë." Një herë Ebu Musa Ehrari pat thënë: "Ne, që ishim në prani të profetit s.a.v.s. vetëm një herë, asnjëherë nuk hezitonim ta pyesnim Ajshen r.a. për çështje fetare dhe ajo me përpikmëri na jepte përgjigje dhe na udhëzonte."
Urve ibn Zubejri thoshte: "Ajo ishte superiore në logjikën fetare, në medicinë dhe në poezi. Ajo kishte memorje të mrekullueshme.

Ebu Selma ibn Abdurrahman ibn Auf thoshte: "S'kam parë dijetar më të mirë të Sunnetit të profetit s.a.v.s. sesa Ajshja, All-llahu qoftë i kënaqur prej saj! Ajo dintë t'i interpretojë ajetet kur'anore në mënyrë shumë perfide."

Një citat i 'Ata ibn Rebah thotë: "Ajshja ishte teologe e mrekullueshme dhe mendimtare e shquar."
Një herë Muavija r.a. kishte pyetur: "Kush është teologu më i madh i kohës sonë?" Të pranishmit i thanë: "Ti je ai o i nderuar!" Muavija r.a. pastaj i tha: "A mund të betoheni për këtë që po e thoni?" Njëri prej tyre tha: "Jo, (nuk mund të betohemi) pasi nuk është askush më i mirë sesa Ajshja."
Padyshim që Ajshja r.a. ishte bashkëshortja më e dashur te profeti s.a.v.s. dhe e ajo u mundua që të përfitojë sa më shumë dituri dhe udhëzim prej tij. Kishte edhe të tjera (gra të profetit s.a.v.s.) që kishin afërsi të ngjajshme me profetin, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të, por asnjë prej tyre nuk mundte t'i interpretojë gjërat më mirë se ajo. Ajo mundej të depërtonte në thellësinë e problemeve aty për aty, përderisa të tjerët nuk mundnin ta bënin këtë gjë.
Ajshja r.a. kishte një logjikë të thellë. Është i njohur mendimi që njerëzit sa më të aftë të jenë në aspektin mendor, janë më të prirur për ateizëm e mosbesim dhe si rezultat i racionalizimit të çdo problemi, ata bëhen pre e teorive të ndryshme botërore. Megjithkëtë, edhepse Ajshja r.a. ishte një person me intelekt të rrallë, ishte që më së shumti dituri në jurisprudencën islame dhe më së shumti ishte që kultivonte dashuri për Islamin. Koncepti i ndotur për Islamin që mbretëronte në atë kohë në Arabinë Saudite, ishte i përmbushur me
paragjykime të fëlliqta. Njerëzit e thjeshtë mbanin hajmali për t'u mbrojtur prej belave dhe për t'i zgjidhur problemet. Gratë e asaj kohe me zell i praktikonin këto punë. Ajshja r.a. i urrente paragjykimet, duke u bazuar në atë se vetëm All-llahu i Lartësur ka të drejtë ta dënojë apo ta shpërblejë dikë. Ajo luftonte papërkulshëm kundrejt këtyre ligësive shoqërore. Një herë ajo e pa një brisk rroje pranë shtratit të një fëmije. U hidhërua shumë dhe e ndaloi atë duke thënë: "Profeti s.a.v.s. ishte kundër të gjitha hajmalive!"
Kjo ngjarje i jep hov për ecje përpara orientimit përparues të Islamit. Vetëm injorantët bëhen pre e këtyre paragjykimeve, pasi këto paragjykime muslimanin e çojnë madje deri në mosbesim. Muslimani i vërtetë beson se çdo e mirë apo e keqe vjen mund të ndodhë vetëm me lejen e All-llahut të Lartësuar. Gratë duhet të jenë më të kujdesshmet dhe nuk duhet t'u dorëzohen këtyrë ligësive.
Ajshja r.a. ka transmetuar më tepër se 2.250 hadithe. Jeta e saj zgjati 63 vite. Gjatë jetës së saj nuk është shënuar dikund që ajo ka bërë ndonjë lajkë. I urrente lajkat dhe lajkatarët. Në kohën kur ishte e sëmurë nga sëmundja e fundit (prej së cilës edhe ndërroi jetë), Abdullah ibn Abasi kërkoi nga leje nga jo që ta vizitojë, mirëpo ajo refuzoi, sepse e dinte që ai do ta lavdërojë atë. Me insistim të nipave të saj, ajo e lejoi Andullahun për ta vizituar. Me të hyrë Abdullahu në shtëpi të saj, ia filloi të thojë lavdata, e ajo i tha: "O ibn Abas, më lër të qetë dhe mos u mundo të bësh kësi punë! Betohem në All-llahun se më shumë kisha dashur që të kisha qenë gur."
Madhështia e Ajshes r.a. mund të njihet nga fakti se çdoherë kur dikush e vizitonte gjatë sëmundjeve fatale të saj, ajo thoshte: "Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut, mirë po ndjehem."
Ajshja r.a. ndërroi jetë gjatë udhëheqjes së Muavijës, All-llahu qoftë i kënaqur prej tij, në muajin Ramazan. Atë natë fenerë të panumërueshëm ishin të ndezur në qytetin e Medines dhe kishte tepër gra nëpër rrugë. Një i huaj e pyeti Ubejd ibn Kumejrin: "Kush është lënduar me vdekjen e Ajshes?" Ai iu përgjigj: "Gjithë ata që e konsiderojnë atë nënë! E ajo ishte nënë e gjithë besimtarëve." Në testamentin që e kishte lënë, kishte thënë se dëshironte të varrosej në atë natë që kishte vdekur, kështuqë atë natë, menjëherë pasi vdiq, u varros. Ebu Hurejra ishte ai që ia fali namazin e xhenazes, ndërsa Abdullah ibn Muhammed ibn Abdurrahmani dhe Abdullah ibn Abdurrahmani e lëshuan trupin e saj në varr. All-llahu qoftë i kënaqur prej Ajshes r.a. dhe na bashkoftë neve me të në Xhennetul Firdews!
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 02-08-2008 më 04:51.
fisniku-student nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar
Vjetër 24-08-2008, 15:33   #47
Erga omnes
 
Maska e fisniku-student
 
Anëtarësuar: 11-10-2006
Vendndodhja: Nën hijen e Diellit
Postime: 4,374
fisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëm
 
IBN HALDUNI [1332 - 1395]



Ibn Halduni përgjithësishtë pranohet si themeluesi dhe babai i Socioligjisë dhe i shkencave të Historisë. Ai më së miri njihet për veprën e tij të famshme "Mukaddimah" apo në përëndim "Prologomena". Abd el Rahman Ibn Muhamed i njohur si Ibn Halldun lindi më 1332 në Tunizi në një familje me pozitë të lartë të migruar nga Sevila e Spanjës muslimane. Paraardhësit e tij ishin Arab Jemenitë të cilët u vendosën në Spanjë që vitet e para të qeverisjes Muslimane në shekullin tetë.

Gjatë viteve të tija të para - edukuese, Ibn Halduni fitoi eksperiencë nga pjesëmarrja aktive e familjes së tij në jetën intelektuale dhe në një farë mase edhe politike të qytetit. Në shtëpinë e tij ishin të shpeshta vizitat nga liderët intelektual dhe politik të shteteve Islame të përëndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e të cilëve gjetën strehim aty. Ibn Halduni u edukua në Tunizi dhe Fiz ku dhe studjoi Kur'anin, traditën e Profetit Muhammedit a.s. dhe lëmitë e tjera të shkencave Islame sikur teologjinë dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studjoi letersinë Arabe, filozofinë, matematikën dhe astronominë. Ende në moshën adoleshente ai hyri në shërbim të udhëheqësit Egjiptian Sulltan Berkuk.

Ibn Halduni kaloi një jetë aktive në politikë para se të filloj të shkruaj kryeveprën e tij të famshme për histori. Ai punoi për udhëheqësit në Tunizi dhe Fiz (tani Marok), Granadë (Në Spanjën muslimane si dhe në Biaja (në Afrikën e Jugut). Në vitin 1375, Ibn Hallduni kaloi në Granadë (Spanjën Muslimane) i lodhur dhe i zemëruar vetëm për të ikur nga trazirat në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, për shkak të së kaluarës së tij, udhëheqësi i Granadës e përzuari atë. Më pas ai u kthye në Algjeri për ti kaluar katër vite në një fshat të vogël me emrin Kalat ibn Salama. Po në këtë vend ai shkroi "Mukadimah", vëllimin e parë të historisë botërore që i siguroi atij vend të amshuar ndër historianët, sociologët dhe filozofët. Ende kariera e tij ishte e pa sigurtë për shkak të trazirave në Afrikën e Jugut. Përfundimisht u shpërngul në Egjipt ku edhe i kaloi njëzetë e pesë vitet e tija të fundit. Këty ai jetoi i qetë me famë dhe respekt i caktuar në postin kryegjykatës i shkollës Malikite. Ai gjithashtu një kohë ligjeroi në Univerzitetin El-Azhar.

Ibn Halduni u detyrua të lëvizi nga një vend në një tjetër, nganjëherë me vullnetin e tij por më shpeshë i detyruar nga udhëheqësit despotik. Ai nga kjo përfitoi si dhe mësoi shumë si rezultat i takimeve të shumta me udhëheqës, ambasador, politikan dhe dijetarë nga Afrika e Jugut, Spanja Muslimane Egjipti dhe vëndet tjera të botës Islame.

Ajo që më së shumti ndikoi në famën e Ibn Haldunit është libri i tij "Mukaddimah", kryevepër në letërsi, filozofi, histori dhe sociologji. Tema qëndrore e kësaj vepre gjigante është njohja e fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale të cilat ndikojnë në përparimin e civilizimit human si dhe rrjedhjën e historisë. Ai analizoi dinamikën e marrëdhënieve grupore dhe spjegoi se si ndjenjat e grupi (el-Asabijah), shkaktojnë ngritje të qytetërimi të ri dhe fuqie të re politike. Ai identifikoi lëvizjen pothuajse ritmike (të përsëritur) në ngritjën dhe ramjen e qytetërimit human dhe analizoi shkaqet që ndikojnë në këtë.

Mëndimet revolucionare të Ibd Haldunit tërheqën vëmendjet e dijetarëve muslimanë si dhe atyre perëndimorë. Në studimet e tija në histori, ai sihte pioner në ndarjen e raporteve historike në dy kritere themelore; të arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katër pikat bazë në studimin dhe analizimin e raporteve historike; 1. dule i lidhur ngjarjet njëra me tjetrën përmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji në mes të kaluarës dhe të tashmës, 3. duke marrë në konsiderim efektet e rrethanave dhe 4. duke marrë në konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe të trashëguara.

Ibn Halduni është nismëtarë i studimit kritik të historisë. Ai ofroi një studim analitik të qytetërimit human, fillimin e tij, faktorët ndikues të zhvillimit dhe shkaqet e rënies. Kështu, ai themeloi një shkencë të re; shkencën e zhvillimit të shoqërisë apo sociologjinë, si e quajm neve sot. Ibn Halduni shkruan: "Unë kam shkruar për histori një libër në të cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit të shteteve dhe qytetërimeve, dhe për rradhitjën e materialit në libër kam ndjekur një metodë jo familjare dhe e kam shkruajt në mënyrë të çuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur këtë metodë të veçantë analize, ai themeloi njëkohsishtë dy shkenca të reja: historinë dhe sociologjinë.

Ibn Halduni argumenton se historia është lëndë e ligjeve univerzale. dhe citon kriterin për të vërtetën historike: "Rregulli për të dalluar të vërtetën nga jo e vërteta në histori bazohet në mundësinë apo pamundësinë e sajë; do të thotë, neve duhet të analizojmë shoqërinë njerëzore dhe të dalluar karakteristikat esenciale dhe qenësore nga ato të rastësishme të cilat nuk merrën në konsiderim, duke njohur më mirë ato që s'ka mundësi t'i përkasin asaj (shoqërisë). Nëse ne veprojmë kështu atëherë këmi metodën për të dalluar të vërtetën historike nga gabimet si mjet demonstruese që nuk lën dyshime. Kjo është pikë mbështetje e sigurtë me të cilën historianët mund të vertetojnë atë që duan."

Për shkakë të theksit që Ibn Halduni ia vënë arsyes dhe nevojën e saj për të gjykuar historinë dhe ndodhitë në shoqëri disa dijetarë pohojnë që ai (Ibn Halduni) ka tentuar që të hidhë poshtë njohuritë religjioze dhe t'i zëvëndësojë me arsyen dhe filozofinë logjike. Këto pohime janë të pa baza. Është e njohur se disa shkolla mësojnë gjëra të paarsyeshme në natyrë, por kjo nuk është e vërtetë për Islamin i cili gjithë inkurajon vëzhgimin dhe mëndimin, dhe ua kujton pabesimtarëve mospërdorimin e logjikës dhe të mënduarit. Një shembull i kësaj është ajeti 164 i surës së dytë të Kur'anit: "Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente." si dhe ajeti 170 po në të njejtën sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?"

Ibn Halduni thotë se religjioni luan rol të rëndësishëm në bashkimin e Arabëve dhe sjelljen e progresi dhe zhvillimi të shoqërive të tyre. Ai theksoi se padrejtësia, despotizmi dhe tirania janë shenjë e qartë e ramjës së shtetit. Filozofia Metafizike, thotë ai, ka vetëm një përparësi e që është kthjellja e mendjes. Ai pohon se njohuritë e botës metafizike në veçanti në çeshtjet fetare mund të nxjerret vetëm nga shpallja.

Ai ishte pioner në nëndën e edukimit. Presioni dhe përdorimi i forcës, thotë Ibn Halduni, janë armik të mësimit dhe çojnë në përtaci dhe hipokrizi. Fakti që Ibn Halduni jetoi në fazën fillestare të rënjes së qytetërimit musliman, e detyroi që shumicëne e njohurive t'i përmbledhi nga e kaluara. Ai vrullshëm kundërshton praktikën jo të shëndoshë që krijon mpikje dhe ngecje në krijimtari tek dijetarët musliman. 

Ibn Halduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet nënshtruar analizës objektive dhe shkencore. Historianët kanë bërë gabime gjatë studimit të tyre të ndodhive historike për shkak të; 1. mosnjohjes së natyrës së qytetërimit dhe popullit, 2. anshmërisë dhe paragjykimeve dhe 3. të pranuarit verbërishtë të raporteve të dhëna nga të tjerët.

Progresi dhe zhvillimi i vërtetë vjen me njohjën korrekte të historisë dhe njohuria e saktë mund të arritet vetëm duke ndjekur tri pikat që vijojnë:1. Historiani kurrë nuk duhet të ketë paragjykime kundrejt askujt dhe asnjë ideje. 2. Duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë çdo informacion të ofruar. Pra, duhet mësuar gjithçka rreth historianëve nga të cilët merret informacioni, besueshmërinë dhe moralin e tyre para se të pranohet informacioni si i saktë. 3. Nuk duhet kufizuar historinë vetëm tek mësimi i politikës dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve për udhëheqësit dhe qeveritë. Për studimin e historisë duhet përfshirë të gjitha kushtet; shoqërore, religjioze si dhe ekonomike.

"Mukaddimah" që gjatë jetës së Ibn Haldunit u njoh si vepër e rëndësishme. Në volumet e tjera për histori "Kitab el-Ibar trajtohet historia e Arabëve, udhëheqësit bashkohorë muslimanë dhe evropjanë, historia e vjetër Arabe, Jahudite, Greke, Romake, Persiane, historia Islame, historia e Eghyptit si dhe historia e Afrikës së Jugut. Vëllimi i fundit gjerësishtë trajton ngjarjet gjatë jetës së tij dhe njihet me emrin el-Tefsir. Sa i përketë librave të tjerë edhe ata u shkruajtën nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re në artin e shkrimit, të shkruajturit e autobiografisë. Gjithashtu shkruajti edhe një libër në matematikë i cili nuk është ruajtur.

Influenca e Ibn Haldunit në lëndët e historisë, filozofisë së historisë, sociologjisë, shkencave politike dhe edukimit ka mbitur deri në ditët e sotme. Ai gjthashtu njihet si pioneri i artit të shrimit të autobiografisë, renovues në lëndën e edukatës dhe psikologjisë së edukatës si dhe në stilistikën e shkrimit arab. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, si në lindje ashtu edhe në perëndim.
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
fisniku-student nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar
Vjetër 16-03-2009, 08:25   #48
i/e regjistruar
 
Anëtarësuar: 02-03-2009
Postime: 34
Nur_11 i vlerësuar jo keq
 
Post Biografi nga Albani,Arnauti,Shuajbi

SHEJH NASIRUDIJN ALBANI 

Hadithologu më i Shquar i Këtij Shekulli 



Nasirudin Nuh Nexhati, apo siç njihet nga të gjithë si Albani (për shkak të origjinës së tij shqiptare), ka lindur në Shkodër, në vitin 1914, në një familje të varfër, por fetare. Babai i tij, Haxhi Nuhu, pasi studioi disa vite me radhë në Stamboll, u kthye në vendlindjen e tij, për t'iu përkushtuar arsimimit të popullit dhe pajisjes së tij me njohuritë më të nevojshme fetare. Me ardhjen në pushtet të Ahmed Zogut, u duk mjaft afër se Shqipëria po shëndërrohej dalëngadalë në një shtet sekularist (laik), i cili mund të pengonte deri diku zhvillimin normal të jetës fetare islame, andaj shumë familje u shpërngulën nga Shqipëria për t'u vendosur në vende të ndryshme të botës. Njëra prej këtyre familjeve ishte dhe familja e Haxhi Nuhut, i cili zgjodhi Damaskun për t'u vendosur përfundimisht. Në këtë qytet Nasirudini i vogël kaloi fëmijërinë e tij dhe kreu shkollën fillore. Babai i tij, i pakënaqur nga programi mësimor i shkollave të qytetit të Damaskut, e largoi atë nga shkolla dhe në të njëjtën kohë përpiloi një program të caktuar për të mësuar vetë djalin e tij. Nasirudini ishte një djalë i zellshëm dhe ishte i dhënë shumë pas leximit. Ai lexonte gati çdo gjë që i binte në dorë, por interesimi i tij për shkencën e hadithit u zgjua në moshën 20 vjeçare si pasojë e një artikulli të botuar në revistën "Menar", i cili bëntë një analizë të librit të Imam Gazaliut "Ringjallja e diturive fetare" duke vënë në dukje anët pozitive dhe negative të librit. I tërhequr nga analiza e librit në fjalë, ai vendosi që ta merrte me qira, pasi nuk kishte para të mjaftueshme për ta blerë.Ky pra ishte hapi i parë që hodhi Albani në detin e pafund të shkencës së hadithit, në të cilën ai u bë më vonë një nga figurat më të njohura botërore.Albani filloi të kalonte në një prej bibliotekave të Damaskut një pjesë mjaft të madhe të kohës së tij. Ai studionte atje 8 - 12 orë në ditë dhe nuk ndiente lodhje nga ky lexim i gjatë, i cili e bënte të ishte më këmbëngulës dhe më kërkues nga vetvetja. E gjithë kjo bëri që emri i Nasirudin Albanit të bëhej i njohur në rrethin e dijetarëve të hadithit.Për shkak të aktivitetit të tij të pandërprerë dhe përpjekjeve të tij të palodhura në shërbim të Sunetit, ai u bë pre e shpifjeve të shumë ziliqarëve, andaj edhe futet në burg ku qëndron gjashtë muaj. Pasi del nga burgu, ai iu përgjigj ftesës së Universitetit Islamik të Medines për të mbajtur leksione rreth shkencës së hadithit. Në këtë detyrë ai qëndroi tre vite, mirëpo shpifjet e ziliqarëve nuk munguan as atje, andaj për shkak të shkarkimit nga detyra, ai detyrohet të kthehet përsëri në Damask. Qëndrimi i tij në këtë qytet nuk zgjati shumë, pasi u detyrua që të largohej për në Jordani, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe, për t'u kthyer e për t'u vendosur përfundimisht në Aman, kryeqytetin e Jordanisë ku edhe ndërroi jetë më 2.10.1999. All-llahu [subhanehu ve teala] e shpërbleftë me Xhennet.

Dr. Leone 

Dr.Leone 
15.03.2005, 15:40:00 
ABDULKADËR ARNAUTI

Kollos i Kulturës dhe Dijeve Islame 


Bir’ i trojeve shqiptare në Kosovë, u bë objekt i shpërnguljeve të imponuara nga politika antishqiptare serbe duke marrë udhët e kurbetit, Kadriu i vogël i vazhdoi udhët e largëta i prirë nga i ati dhe pjesëtarë të tjerë të familjeve, duke u stabilizuar në Siri.Mbasi përfundon me sukses të gjitha hallkat e shkollimit islam, Abdylkadër Arnauti vazhdoi veprimtari intensive fetare, duke u bërë një nga dijetarët më të njohur të fushës së Hadithit për Sirinë.Ai ligjëron në disa medrese e institucione të tjera të larta islame, duke filluar nga shkolla e mesme teologjike: Isaf Tullab El Ulum El Islamie në Damask të Sirisë. Ligjëron edhe në medrese të tjera lëndën e hadithit, duke kryer njëkohësisht edhe rolin e ligjëruesit në një xhami, "Mesxhidul Muhammedijje".Veprimtaria pedagogjike e studimore harmonizohet, duke rritur ngarkesën sa në një fushë e në një tjetër, sa si ligjërues në medrese e sa në xhami, sa si lektor, sa si redaktor e korektor i shtëpisë botuese në Damask, në mbi 90 komplete veprash, si:

1.Zadul mesit-9 vëllime.
2.Rreudatul taibin-12 vëllime.
3.Zadul mead-6 vëllime.
4.El Kafi-3 vëllime.
5.El Furkan bëjnë evlijaur-rahman ve evlijahush-shejtan.
6.El Furkan bejnel hakki vei batil. 

Dhe vepra të tjera.
Ky personalitet i shquar, me ndjenja të pastra atdhetare, megjithëse në kushte të vështira shëndetësore (paralizë e pjesshme), mban kontakte të vazhdueshme me studentë shqiptarë, nga të gjitha viset, duke u dhënë shumë prej këtyre edhe mësime individuale apo në grupe, nën drejtimin e kualifikuar të tij. Në porositë dhe këshillat që jep Abdulkadri, e vë theksin në lidhjen e fjalës me veprën, në harmoninë e padiskutueshme të tyre, deri në shkrirje natyrore. Ai porositë pareshtur që shqiptarët të ruajnë moralin, nderin e tyre, idealin atdhetar e fetar.

Dr. Leone 

Dr.Leone 
15.03.2005, 15:41:00 
SHUAJB ARNAUTI

Hulumtues i Njohur i Librave Të Kulturës Islame 


Shuajb Arnauti lindi ne Damask te Sirise ne vitin 1928 nga nje familje e paster shqiptare. Rrenjet e tij kthehen ne Shkodren e Bushatllinjve. Familja e Shuajbit shperngulet nga Shkodres dhe vendoset ne Siri. I ati u shperngul nga shkodra ne vitin 1926. Pikenisje e diturise se Shuajbit ishte prindi i tij. Kurani e shtyu qe te studionte gjuhen arabe. Ai iu perkushtua gjuhes arabe per rreth 10 vjet, duke mesuar nga profesore te ndryshem neper xhamite e Damaskut. Mesoi librat baze te gjuhes arabe si: “Sherh ibn Akilin” (Shpjegimet e ibni Akilit) , “el-Mufasal” (ndarjet) , te el- Zehmasherise, “Shudhur el-Dheheb” (Ari I paster) dhe “Esrar el-Belaga” (Fshehtesia gramatikore) si dhe librin e Abdul el-Kahir el-Xharxhani me titull “Delail el-Eaxhaz” etj. Ne vitin 1955 Shuajbi u inkuadrua ne nje shkolle te mesme ne Damask ne cilesine e mesimdhenesit te gjuhes arabe dhe i kultures islame.Ne vitin 1958 fillon te punoje ne bibloteken islame ne Damask e cila ishte me e njohura ne Siri. Ne biblioteke punoi rreth 20 vjet duke korrektuar 70 tituj te ndryshem si: “Sherh el-Suneh” (Shpjegimet e veprave te Muhamedit a.s.) te Baguit rreth 16 vellime, “Zad el-Mesir fi ilmu tefsir” (Rruga e shkences se komentimit te Kur’anit) i ibni Xheuzise prej 9 vellime, “Reudatul Talibin” (Kopshti i te kerkuarve) te imam En Neveui.llime. .Ne Siri ne vitin 1982 filloi nje fushate kunder islamit dhe muslimaneve. Librat e tij qe kane pare driten e botimit nga viti 1958 deri 1978 jane : 

- El-Bergevi , Sherh el-Suneh (Shpjegimet terminologjike Islame) ne 12 vellime. 

- El-nevevi , Reudatul Talibin (Kopshti I te kerkuarve) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 12 vellime. 

- Ibn Mendhur , Medhheb el-Egani , ne 12 vellime. 

- Ibn Meflah , el-Mebda fi sherh el-Mukana (Fillimi ne shpjegimet e deshiruara), ne 10 vellime. 

- Ibn el-Xheuzi , Zade el-Mesir fi ilmul Tefsir (Rruga e gjate ne komentimin e Kur’anit) , ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 9 vellime. 

- El-Rehijbani , Matalib evli Neha Sherh Gajetul Munteha (Kerkimet e para ne shpjegimet e koheve te fundit) ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 6 vellime. 

- Ibn Kadame el-Makdasi , el-Kafi fi fikh el-Imam el-Mebxhel Ahmed ibn Hanbel (legjislacionet e mjaftuara te Hanbelit), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 3 vellime. 

- Ibn Davjan , Menar el-Sebil fi sherh ed-delil (frytet e dobishme ne shpjegimet e argumenteve), ne 2 vellime. 

- El-Merzrvi , Mesned ebi Bekr ( Lartemadheria e ebi Bekrit), ne 2 vellime. 

Librat qe ka korrektuar nga viti 1982 deri me sot ne shoqaten e shkrimtareve ne Amman te Jordanise jane: 

- Ibn Haban , el-Ihsan fi tekrib Sahih ibn Haban ne 18 vellime. 

- El-Tahavi , Sherh Mushekel el-Athar (Shpjegimet e ndryshme arkeologjike), ne15 vellime. 

- Muhamed ibn Ibrahim el-Vezir , El-Avasim vel-Kavasim (Ndalesat dhe thyerjet e se vertetes), ne 9 vellime. 

- Ibn Kajjim el-Xheuzije , Zade el-Mead fi hedji hajril ibad (Takimet e pritura ne adhurimet e sinqerta), ne bashkepunim me Abdul Kader Arnautin , ne 5 vellime. 

- El-Dhehebi , Tarih el-islam (Historia islame), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf ne 4 vellime. 

- El-Dhehebi , Tabekat el-Kura (Shtresat e fshatrave), ne bashkepunim me Dr. Beshar Avad Mauruf , ne 2 vellime. 

- Ibn ebi el-Iz , Sherh el-Akide el-Tahavije (Shpjegimet apologetike te Tahavijes), ne 2 vellime. 

- Ebi Daud , El-Murasil (Kembimi I letrave), ne 2 vellime. 

- El-Nevevi , Rijad el-Salihin (Kopshti I te mirave), ne 2 vellime. 

- Ahmed bin Hanbel , Mesned el-Imam Ahmed bin Hanbel (Perforcimi I Imam Ahmedit bin Hanbelit), deri me sot ky liber arrin ne 20 vellime. Shuajbi nuk e ka harruar kurre atdheun. pas viteve 1990 ai vizitoi Shqiperine. Mos te harrojme se ai e flet gjuhen shqipe shume bukur.

Kur Shuajbi permend Shqiperine thote: " Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im deshmon se jam shqiptar


Nur_11 nuk është në linjë   Përgjigju Duke Cituar

Vjetër 02-09-2009, 09:43   #49
Erga omnes
 
Maska e fisniku-student
 
Anëtarësuar: 11-10-2006
Vendndodhja: Nën hijen e Diellit
Postime: 4,374
fisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëmfisniku-student i pazëvëndësueshëm
 
Mehmed Akif Ersoj (1873-1936)



Lindi në Stamboll më 20 Dhjetor 1873. Rrjedh prej një familje besimtare, intelektuale.

Nga: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mehmed Akif Ersoj, me prejardhje shqiptare nga katundi Shushicë në rrethin e Pejës, është një figurë e shquar në Turqi, një personalitet i dalluar në shumë lëmi: ishte besimtar, dijetar, akademik, poet, shkrimtar, politikan, pedagog, deputet e njihet në Turqi, si autor i Himnit Shtetëror dhe për këtë admirohet si një shenjëtor…

Lindi në Stamboll më 20 Dhjetor 1873. Rrjedh prej një familje besimtare, intelektuale.

Është djali i myderriz Tahir Efendiut, një myderriz i njohur në Medresesë e njohur "Fatih" të Stambollit, i cili ka lindur me 1826 në katundin Shushicë, në rrethin e Pejës, ndërsa ka ndrrue jetë në Stamboll në vitin 1888.

Mehmed Akif Ersoj, në kujtimet e tij, për myderriz Tahir Efendiun, pra, për babain e tij, ndër të tjera, shkruen:

"Ai qe edhe babai, edhe hoxha (mësuesi) im. Çka di, kam mësuar prej tij..."

Mësimet fillestare i kreu në shkollën "Emir Buhari", vazhdoj "Iptidaijen," "Ruzhdien" e "Idadijen". Në vitin 1893 diplomoi në Fakultetin e Veterinarisë, ku ishte shpallur shpallur studenti më i mirë.

Krahas mësimeve, studimeve, Mehmed Akifi në Medresënë "Tabhane" të Stambollit mësonte gjuhën arabe dhe përgatitej për Hafiz, mësimin e Kur'anit të madhnueshëm përmendësh. Në vitin 1894, meqë e mësoj përmendësh Kur'anin e Shenjtë, e mori titullin: Hafiz i Kur'anit, pranë dijetarit, Hafiz Isa Efendiut…

Në vitin 1894 filloj punën si inspektor i veterinarisë, ku iu dha rasti me shetitë, me vizitue, shumë qytete e zona të ndryshme të shtetit, si Rumeli, Anadoll deri n'Arabi…

Në vitin 1918 u emërue kryesekretar i Këshillit të Lartë Islam (Daru'l Hikmeti'l Islamiyye).

Në qershor të vitit 1920 u zgjodh deputet i Burdurit dhe u pranue nga Kuvendi (Mexhlisi).

Në vitin1921, me kërkesën e ushtarakëve, Ministria e Kulturës u dha gazetave të dates 7 nëntor një njoftim, ku bëhej e ditur se

:" Shpallet konkurs për Marshin e Pavarësisë dhe se për fituesin e tekstit dhe melodisë do të jepej nga një shpërblim prej 500 lirash".

Në qendrën e konkursit u paraqitën mbi shtatëqind tekste, por , me gjithë këtë, komisioni vlerësues nuk e pranoi asnjë poezi, sepse asnjë prej tyre nuk plotësonte kriteret e kërkuara, që të zgjonte ndikimet e dëshiruara…

Atëherë, Hamidullah Suphiu, që ishte Ministër i Kulturës, me gjithë komisionin vlerësues, iu drejtuan Mehmed Akifit, që të shkruen poezinë. Por, Mehmed Akif Ersoj, iu përgjigjë:

"Nuk shkruej poezi për para…"

Kur, ministri me bashkëpuntorët, i premtuen se "nuk do t'i jepnin shpërblimin edhe nëse do të fitonte…! Me këtë kusht, Mehmet Akifi e shkroi tekstin…

Marshi i Pavarësië (Istiklal Marshi), shkrue nga Mehmed Akifi, u lexue në Kuvendin e Madh të Kombit (Parlamenti Turk) më 1 Mars 1921, kurse me 21 Mars 1921 u pranue zyrtarisht…

Kur zyra e llogarisë e Kuvendit të Madh e ftoi të merrte shpërblimin, Mehmed Akifi i mori pesëqind lirat, por menjëherë iu shpërndau fukarave e jetimëve përmes Institucionit Bamirës "Daru'l Mesai"…

Në shtator të vitit 1922, Mehmed Akifi u zgjodh anëtar i Akademisë së Studimeve Islame…

Prej vitit 1925 deri më 1936, Mehmed Akifi ka jetuar e punuar në Kairo, ku shërbeu si professor i turqishtes në Universitetin e Egjiptit…

Ditën e diel, në mbrëmje, në ora 19:45, më 27 Dhjetor 1936 ndrroi jetë në Stamboll, në moshën 63 vjeçare.. Ditën e hënë, me 28 Dhjetor 1936, pas namazit të drekës, në Xhaminë Bajazit u falë namazi i xhenazës, në praninë e mijërave admiruesve, kryesisht studentë universitarë, të cilët, në shenjë nderimi, e bartën me duartë e tyre deri në Varrezat e Dëshmorëve në Edirnekapi…

Mehmed Akif Ersoj, përveç gjithë këtyre shërbimeve që bëri në Turqi, me përkushtim, me devotshmëri, është marrë edhe me krijimtari. Krijimtaria e tij është thesar, është pasuri dhe mund të ndahet në dy kategori:

1 Veprat e shkruara në vargje ose veprat poetike.
2. Veprat e shkruara në prozë ose veprat prozaike.


Veprat e shkruara në vargje janë të përmbledhura me një emërtim të përgjithshëm :Safahat ose Fletët. Kjo është një përbledhje librash poetikë në shtatë shtatë libra me emërtime të veçanta:

1. Safahat : Përmbledhje me 44 poezi; me 3084 vargje. Stamboll, 1911, 1918, 1928.
2. Në Katedrën e Sulejmanijës: 1 poezi, me 1002 vargje, Stamboll, 1912, 1914, 1918, 1928.
3. Zëri i së Vërteës: 10 poezi, 482 vargje, Stamboll, 1913, 1918, 1928.
4. Në Katedrën e Fatihut: 1 poezi, 1692 vargje, Stamboll, 1914, 1924.
5. Kujtimet: 10 poezi, 1314 vargje, Stamboll, 1917, 1918, 1928.
6. Asimi: 1 poezi, 2292 vargje, Stamboll, 1924, 1928.
7. Hijet: 41 poezi, 1374 vargje, Kairo, 1933.


Në këto vepra, thënë me pak fjalë, trajtohen çështje njerëzor, shoqërore dhe shprehet mahnitja, admirimi, ndaj forcës qetësuese, ngushëllese të besimit dhe ndaj të fshehtave të botës hyjnore...

Mehmed Akifi, ndonëse i lindur në Stamboll, Turqi, se është shqiptarë e ka pohuar me krenari...Me krenari, në shkrimet e tij e përmend Shqipninë, Kosovën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën...

Në poezinë me titull:

A s'e njeh? Kosova!
ndër të tjera, shkruen:


"Po si mund ta njihje?
Po, edhe pse s'e njeh, ke të drejtë,
S'ka lënë gur mbi gur egërsia e tërbuar!
Mijëra jetë priten sikur të pritëshin dru në pyll!
Ç'hije e zezë ka rënë mbi atë Kosovë të blertë!
Drejt veriut, Prizreni, Peja, Gjakova
Janë kthyer në qiell të ditës së fundit
Nga klithmat e zisë...
Pse e ndatë Shqipërinë...
Dhe e shkatërruat tërë vendin?


Ndërsa, në një poezi tjetër, të cilën e fillon me këtë ajet nga Kur'ani i madhnueshëm:
"E mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë..." ndër të tjera, shkruen:

A ende të përfytemi?

"Kur individët të thonë "unë e "ti", bashkimi prishet
Dhe atëherë për kombet kijameti fillon!
Zbrit në të shkuarën dhe shëtiti
Të gjitha kohët e shkatërrimeve
Do të shohësh se ligji i Allahut nuk ndryshon...!

Përveç shtatë veprave me poezi, të cilat kanë mbi 10.000 vargje, Mehmed Akifi ka botue edhe
gjashtë vepra në prozë, titujt e të cilave janë:

1. Tefsiret ose Komentet e Kur'anit
2. Vazët apo predikimet
3. Artikujt
4. Përkthimet
5 Veprat ose shkrimet tjera
6. Letrat


Mehmed Akif Ersoj, ky dijetar, poet, prozator, ky shkrimtar që krenohet që është shqiptar e besimtar, ky deputet, politikan, pedagog, akademik, autor i Himnit Shtetër, për të cin admirohet si një shenjëtor, çfarë ishte si njeri? Këtë e përshkruan miku i tij...
Eshref Edib Beu, pronar i revistës "Sebihur-reshad", që e ka njohur mirë, ndër të tjera, thotë:

"Mehmed Akif Ersoj ishte burrë edhe i idesë, edhe i shoqërisë. Ishte i vendosur, besnik, modest, serioz, i guximshëm, trim, i turpshëm, i qëndrueshëm.."
.Thënë shkurt, me një fjali:
"Bindjet e tij i kishte ngritur mbi këtë formulë:
Fe = Moral = Atdhedashuri =.Dituri..."
__________________
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
fisniku-student nuk është në linjë  

Facebook 'Like' Button
 
E Salejkum Alejkum
 
 
sot ka visituar 54 visitors (71 hits) ne ket sit
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free